Hoxha që doli kundër festivalit në Prizren, mbështetës i Erdoganit

Hoxha i Prizrenit, Besim Berisha, i cili reagoi për shkak të një Festivali në Prizren, që po mbahej në Kalanë e Prizrenit, duke përmendur edhe sulme terroriste, është mbështetës i Erdoganit.
Ai në rrjetin social Facebook ka shkuar te konsullata turke për të marrë pjesë në përvjetorin që Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e konsideron puç, që sipas tij, e kanë kryer njerëzit e Gylenit.

Mbështetjen për Turqinë e Erdoganit, Besim Berisha e ka bërë në gjuhën turke.

“15 korrik, kurrë më.

Jemi në shesh për të treguar se jemi afër Turqisë. Një Turqi e fortë nënkupton një Kosovë dhe Ballkan të fortë”, ka shkruar Hoxha në analizën e tij./lajmi.net/

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit