4.5 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Ndëshkuesi i Zidane në Botërorin 2006 sjell të vërtetën

Gjyqtari argjentinas, Horacio Elizondo, i cili e kishte referuar finalen e Kupës së Botës midis Italisë dhe Francës, ka rrëfyer për momentin më kyç të asaj mbrëmjeje.

Elizondo e kishte ndëshkuar me karton të kuq kapitenin francez, Zinedine Zidane, i cili e kishte goditur me kokë në gjoks mbrojtësin italian, Marco Materazzin në minutën e 110-të të takimit që kishte shkuar në shtesa.

Italia më pas e kishte fituar Botërorin përmes penaltive, dhe Zidane ishte shndërruar në figurë tragjike ndonëse diskutueshëm e kishte dërguar “i vetëm” Francën në finale me 34 vjet.

“Në një moment e pashë Materazzi-n të shtrirë në fushë, diku rreth 30-40 metra larg, dhe e ndala lojën. Shpejtë, përmes interkomit, i pyeta asistentët e mi se çfarë kishte ndodhur”, tha Elizondo në një rrëfim në TEDtalk.

“Për çudi, të dy m’u përgjigjën: nuk kemi parë absolutisht asgjë”.

Por në atë moment, zyrtari i katërt, referi spanjoll Luis Medina Cantalejo, të cilin Elizondo e cilësoi si ‘engjëllin e tij mbrojtës’, i kishte treguar argjentinasit gjithçka që ai e kishte parë qartë.

“E tmerrshme, goditja me kokë e Zidane në Materazzi-n ishte e tmerrshme! Ta hajë dreqi! Zidane e goditi me kokë Materazzi-n. Kur ta shohësh videon nuk do të më besosh”, i kishte thënë Cantalejo.

“E vetmja që që i mungonte ishte të thoshte ‘ole’”.

“Kur shkova në skenën e krimit, tashmë e kisha informatën dhe e dija që do ta ndëshkoja me të kuq Zidane-n”, përfundoi Elizondo.

Ajo ishte ndeshja e fundit në karrierën e legjendës franceze, i cili e kishte mbyllur në mënyrë famëkeqe karrierën e tij të bujshme si lojtar, të cilën vite më pas do ta pasuronte edhe si trajner.

Më Shumë

Shoqërohet në polici një person në Suharekë, dyshohet për fotografim të votës

Një person është shoqëruar në stacion policor nën dyshimin për fotografim të votës. Rasti ka ndodhur në fshatin Gelanc të Suharekës. Lidhur me procedimin e këtij...

Policia shqipton 1,506 tiketa dhe arreston 41 persona

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 30 aksidente me të lënduar dhe 72 aksidente me dëme materiale, ndërsa...

Lajmet e Fundit