Kapet gruaja 48-vjeçare shqiptare në Athinë, kishte ‘mbjellë’ në tokë kokainë

Një grua 48 vjeçe është arrestuar të premten (20 korrik) pasi policia gjeti 1 kilogram kokainë të groposur në oborrin e shtëpisë së saj në Athinë.

Sipas mediave greke, lënda narkotike u gjet në një vazo qelqi që përmbante oriz në një thellësi prej 55 cm.

Policia bastisi shtëpinë e gruas me shtetësi shqiptare dhe e raportoi si pjesë e një bande për shpërndarjen e drogës që vepronte në kampet e romëve në zonat Aghia Sotira dhe Avliza Menidi.

Banda pësoi një ‘rënie fatale’ në fund të qershorit kur 24 anëtarë nga mosha 20 – 71 vjeç u arrestuan.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit