Bonucci mund ta largohet Milan

Mbrojtësi italian mund të largohet nga San Siro pas vetëm një viti qëndrim, pasi gjiganti italian ka nisur të japë shenja të të qenit në krizë financiare

Agjenti i Leonardo Bonucci është takuar me zyrtarë të lartë të Paris Saint-Germain, për të parë mundësinë e një transferimi në kryeqytetin spanjoll gjatë këtij afati kalimtar.

Mbrojtësi 31-vjeçar kaloi tek Milan verën e shkuar, por mund të largohet nga San Siro pasi skuadrës italiane i janë shfaqur probleme financiare së fundmi.

Aspektet financiare nuk pritet të jenë problem për skuadrën franceze, ndërsa raportohet se Bonucci do ta presë fundjavën për ta marrë vendimin për të ardhmen e tij.

Për italianin interesim ka shfaqur edhe Real Madrid, që e ka në listën e katër futbollistëve për t’i blerë këtë verë, bashkë me Eden Hazard, Thibaut Courtois dhe Miralem Pjaniq.

Më Shumë

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit