5.9 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Mourinho: “Fred nuk është Carrick, por dallon me Pogban e Herreran”

ose Mourinho thotë se Fred nuk është një zëvendësim i drejtpërdrejtë për Michael Carrick, por shton se braziliani mund të jetë një lojtar kyç në mesfushën e Manchester United, në sezonin e ri.

Braziliani u bashkua me “Djajtë e Kuq” nga ukrainasit e Shakhtar Donetsk, muajin e kaluar, për 52.5 milionë funte.

Ai nuk është ende i pranishëm te Manchester Unitedin në sezonin e parë, pas angazhimit në Kupën e Botës me Brazilin.

25-vjeçari do të jetë një shtesë e mirëpritur në mesfushën e skuadrës së Mourinhos, pas largimit të Michael Carrick, i cili doli në pension në fund të sezonit të kaluar për të marrë një rol stërvitor në klub.

“Nemanja Matic, Marouane Fellaini, Paul Pogba dhe madje Ander Herrera, janë lojtarë fizikë dhe të fortë. Ne mendojmë se kemi një lojtar si Fred në skuadër, i cili është më teknik, me cilësi më të larta të pasimit dhe driblimit në hapësira të shkurtra. Ai mund të lidhë mesfushën me lojtarët sulmues. Mund të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne, por le të presim. Michael Carrick është Michael Carrick dhe nuk ka pasues”, deklaroi Mou.

Më Shumë

Vazhdon aksioni për pastrimin e ambientit në Malishevë

Ka vazhduar sot dita e dytë e aksionit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zhvillohet në kuadër të muajit të pastrimit të ambientit...

Përfundon restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren

Ka përfunduar restaurimi i Hanit të familjes Zajmi në Prizren, njofton ministria e Kulturës. “Restaurimi i plotë i këtij aseti kontribuon në mbrojtjen dhe promovimin...

Lajmet e Fundit