7.9 C
Prizren
E diel, 2 Shkurt, 2025

Për mbarëvajtjen e DokuFest-it, shumë aktivitete e koordinime në Prizren

Kanë mbetur më pak se 10 ditë nga fillimi i festivalit më të madh i filmit dokumentar në rajon, DokuFestit dhe në qytetin ku mbahet. në Prizren, janë ndërmarrë të gjitha masat për mbarëvajtje të tij, transmeton Koha.net.

Të paktën kështu ka thënë kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Lidhur me këto përgatitje, Haskuka ka shkruar në Facebook: .

Me tre gusht fillon DokuFest-i, festivali më i madh i filmit dokumentar në rajon, i cili pritet të tejkalojë mbi 40.000 vizitorë vendorë e ndërkombëtarë në të gjitha programet e tij.

Pos 200 të ftuarve nga 70 shtete të ndryshme, që përbëjnë juritë, programet dhe panelet e ndryshme të festivalit në Prizren çdo ditë do të organizohen pritje të ndryshme nga shumë organizata e ambasada të akredituara në Kosovë.

Me fjalë të tjera këtyre ditëve tërë bota do të jetë në Prizren ndërsa për Komunën tonë është posaçërisht me rëndësi aspekti i sigurisë gjatë festivalit.

Për këtë arsye kemi pasur takim shumëpalësh mes organizatorëve të DokuFestit, përfaqësuesëve të Policisë Rajonale e Lokale si dhe Drejtorisë së Inspektorateve në mënyrë që të kordinohen aktivitetet për mbarëvajtjen e organizimit. Gjithashtu në dispozicion do të jenë edhe Drejtoria e Shërbimeve Publike, Drejtoria e Emergjencave dhe QKMF-ja. Në këto takime jemi dakorduar për shtimin e masave të sigurisë në aspekte të ndryshme, pastërisë, shërbimeve tjera komunale dhe kontrollit të zhurmës në Qendrën Historike të qytetit.

Organizatorët e festivalit janë duke sjellur edicionin më të mirë të DokuFest#17 të cilën Komuna do të plotësojë me shërbime në kapacitet të plotë, në dobi të qytetarëve të saj. Ky është rast që të tregojmë mikpritjen dhe kulturën tonë në përgjithësi.

Mbarëvajtja e festivalit është qëllimi ynë i përbashkët.

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shënon përmirësim në ranglistën botërore të universiteteve sipas platformës Webometrics

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka bërë të ditur se në janar 2025 është renditur 1,864 vende më lart në ranglistën botërore të universiteteve...

Në pesëvjetorin e rënies u përkujtua Heroi i Kosovës, Sami Thaçi

Sot, në pesëvjetorin e rënies, është përkujtuar Heroi i Kosovës, Sami Thaçi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i luftës së UÇK-së, i...

Lajmet e Fundit