“Më ka vjedhur para, është frikacak” – Maradona sulmon nipin (VIDEO)

Diego Armando Maradona është ende një karakter shumë aktual, përveç paraqitjeve të tij publike.

Pas pranisë së tij të fuqishme në Kupën e Botës në Rusi, pas intervistës “tapë”, totalisht i dehur, ku asnjë fjalë nuk i deshifrohej dot, “Dora e Zotit” ka goditur përsëri. Në një program argjentinas, ai nuk ka ngurruar të fyejë edhe një anëtar të familjes, nipin e vet, duke e quajtur madje edhe hajdut…

Legjenda e futbollit argjentinas sulmoi Walter Christian Machucha, teksa u përfshi përmes linjës telefonike në emisionin “Confrontados”.

“Po shikoj aty në studio modelin e frikacakut, këtë nip që kam, – tha Maradona. – Unë jam duke qeshur me mënyrën si e keni vënë së bashku një shfaqje të tillë, me një njeri fals, me të.

Ai është dikush, nëna e të cilit nuk mund ta shohë më. Mua nuk më ka parë prej një kohe të gjatë. Ai ka thyer shumë makina. Mua më ka vjedhur edhe para. Ai është frikacaku më i madh në botë, sepse i fsheh të vërtetat”.

Më Shumë

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit