Tentim vrasje në Prizren

Dje në Prizren një person i gjinisë mashkullore ka plagosur me armë zjarri një tjetër për shkak të një mosmarrëveshje.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari kryesor është arrestuar nga policia.

“Në vend ngjarje kanë dal të gjitha njësit përkatëse ku është gjet dhe konfiskuar një revole me 6 fishek dhe 2 gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, tha policia në raportin e sotëm 24 orësh,

Njoftimi i plotë i policisë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarrit në drejtim të viktimës mashkull k-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime në gju dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Në vend ngjarje kanë dal të gjitha njësit përkatëse ku është gjet dhe konfiskuar një revole me 6 fishek dhe 2 gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

 

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit