AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit, Musë Preniqi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës më pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e kolegut – gazetarit dhe redaktorit shumëvjeçar të Radio Kosovës, Musë Preniqi.

Vdekja e gazetarit Preniqi është humbje për të gjithë komunitetin e gazetarëve në Kosovë. Emri i tij si një profesionist do të kujtohet përgjithmonë në historinë e gazetarisë kosovare.

AGK, ju shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit – redaktorit Musë Preniqi.

Gazetari Musë Preniqi ka lindur me 1948 në fshatin Hade të Obiliqit. Ai mbahet mend për punën e tij profesionale në media elektronike dhe të shkruara në veçanti për raportimet e tij nga greva e minatorëve të Trepçës. Preniqi ka punuar si redaktor në Radio Prishtinë deri në vitet e ’90-ta. Ai ka qenë redaktor përgjegjës edhe i programit në Radio Kosovë deri ne vitin 2008, ndërsa së fundmi ka qenë redaktor i programit arsimor deri në pensionim.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot me 2 gusht në ora 17:00 në varrezat e Arbërisë në Prishtinë.

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Lajmet e Fundit