Masakër në Vlorë, 24 vjeçari vret tetë anëtarë të familjes së tij

Në Resulaj të Vlorës u regjistrua pasditen e së premtes një ndër ngjarjet më të rënda në dy dekadat e fundit. Një person ka ekzekutuar në gjakftohtësi 8 persona, anëtarë të Zykaj.

Sipas raportimit të korrespondentit të Top Channel në Vlorë, Mikel Marsi, autori i ngjarjes ka hyrë fillimisht në shtëpinë e gjyshërve i armatosur me kallashnikov, e ka shtënë mbi ta dhe dy prej pjesëtarëve të familjes së një xhaxhai. Më tej ka shkuar në shtëpinë e xhaxhait tjetër, 30 metra më larg, për të ekzekutuar edhe katër persona të tjerë, vet xhaxhain, bashkëshorten dhe dy fëmijë.

Autori 24-vjeçar Ridvan Zykaj u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa po kërkohet nga forca të shumta policie të Drejtorisë së Policisë së Vlorës.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që ndodhen po në këtë qark kanë dalë në aksion për kapjen e tij, pasi konsiderohet tejet i rrezikshëm dhe i armatosur.

Më shumë në linkun e Top Channel.

Më Shumë

Ky është 79-vjeçari nga Prizreni që vdiq pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Lajmet e Fundit