Zyrtare: Marchisio largohet nga Juventusi

Mesfushori italian ka ndërprerë kontratën me “Zonjën e Vjetër”.

Claudio Marchisio mbyll bashkëpunimin me Juventusin, skuadër me të cilën ka luajtur pothuajse gjatë gjithë karrierës.

Bardhezinjtë, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, shkruan se Marchisio, pas një historie 25-vjeçare me kampionët në fuqi të Italisë ndërpret në mënyrë konsensuale kontratën, për ta vijuar karrierë diku tjetër.

32-vjeçari i është bashkuar skuadrës së parë të Juventusit në vitin 2005 dhe vetëm për një sezon (2008-2009), luajti i huazuar tek Empoli.

Me fanellën bardhezi është aktivizuar në 294 ndeshje të Serisë A, duke shënuar 33 gola.

Marchisio ka fituar me Juventusin shtatë tituj të Serie A, katër Kupa Italisë dhe tri Superkupa. Ai po ashtu ka qenë pjesë e ekipit në dy finalet e humbura në Ligën e Kampionëve, fillimisht nga Barcelona (1-3) dhe dy vite më pas nga Real Madridi (1-4).

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim drejtorin e Akademisë së Drejtësisë, diskutohen nevojat për trajnime profesionale

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, së bashku me zëvendëskryeprokurorin, Labinot Jetishi, kanë pritur sot në takim pune drejtorin e Akademisë së...

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Lajmet e Fundit