Ancelotti zbulon ambiciet e Napolit

Carlo Ancelotti ka folur përpara ndeshjes me Milanin për të prekur disa çështje. Ai ka folur në lidhje me ardhjen e tij te Napoli dhe arsyet përse, ndërkohë që ka shprehur përshtypjet e tij edhe për Gennaro Gattuson.

“Shpresoj ta çoj Napolin në vendin e parë. Kjo është një skuadër shumë cilësore, nuk ka fituar titullin, por i ka shkruar shumë pranë. Shpresoj që aftësitë e mia ta ndihmojnë në këtë objektiv. Erdha te Napoli sepse mbi të gjitha doja të kthehesha në Itali dhe të flisja gjuhën time, pastaj më bindi projekti i klubit”, u shpreh italiani.

Ndërsa në lidhje me Milanin dhe Gattuson ai u shpreh: “Për sa i përket karakterit, Rino është ai që ka qenë gjithmonë. Këtë e kupton nga mënyra si luan ekipi: i kujdesshëm, i organizuar mirë, kompakt dhe agresiv, ashtu si ishte Gattuso futbollist. A e imagjinoja se do të bëhej trajneri? Në disa aspekte jo, në të tjera po, si ai i pasionit dhe Gennaro me pasion ka ndërtuar një karrierë të madhe si lojtar”.

Më Shumë

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit