-5.3 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Irfan Fusha: Komuna u ngut që rrënoi objektin te “Abi Çarshia”

Pronari i qendrës tregtare “Abi” në Prizren, Irfan Fusha, thotë se Drejtoria e Inspektorateve është ngutur me rrënimin e objektit te “Abi Çarshia”.

Ai, pranon se faji është i dyanshëm.

“Komuna është ngutur, por edhe ne jemi ngutur”, tha Fusha për “PrizrenPress”.

 

Inspektorët kanë filluar dje rrënimin rrënimin e një pjese të ndërtesës së qendrës tregtare “Abi Çarshia”.
“Drejtoria e Inspektorateve ka filluar ekzekutimin e vendimit për rrënim e një pjese të projektit të një qendreje tregtare në rrugën “Tirana””, njofton Komuna e Prizrenit, transmeton “PrizrenPress”

“Siç është njoftuar opinioni edhe më herët, ky projekt kishte tejkaluar lejen ndërtimore duke ndërtuar edhe në aksin ku parashihet ndërtimi i rrugës publike”.

“Fillimisht, inspektorët komunalë kanë kërkuar nga investitori që t’i ndalë punimet duke ia ofruar mundësinë për revidimin e lejes ekzistuese. Përkundër kësaj mundësie punët kanë vazhduar në mënyrë të kundërligjshme, gjë për të cilën edhe është gjobitur tri herë nga ana e Inspektoratit”.

“Pas njoftimit të lëshuar më 24.08. 2018 për ekzekutimin e vendimit, si masë e fundit ka filluar aksioni i rrënimit”.

“Gjatë realizimit të ekzekutimit të vendimit pronari është zotuar edhe me shkrim se vullnetarisht do ta rrënojë pjesën e cila nuk i është reviduar me lejen ndërtimore, për çka edhe Drejtoria e Inspektorateve i ka dhënë afat që këtë deklarim ta realizojë brenda 30 ditëve”.

“Objekti në fjalë edhe më tej do të jetë nën inspektim të vazhdueshëm, derisa vendimi të respektohet në tërësi”.
Pronari i qendrës tregtare “Abi” në Prizren, Irfan Fusha, ndërkaq thotë se kjo çështje tashmë është mbyllur.

“U krye edhe kjo punë”.

Fusha në zgjedhjet e vitit 2014 ka qenë kandidat i PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, por që nuk kishte arritur që t’i fitojë votat e mjaftueshme për t’u ulur në ulësen e deputetit.

Vitin e kaluar ka qenë kandidat i PDK-së për Asamblenë Komunale./PrizrenPress.com/

Më Shumë

AAK-ja mori 2,087 vota në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë gjithsej 2,087 vota në komunën e Prizrenit, që përbëjnë 2.93 për qind të votave, në zgjedhjet...

Nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në qendrat komunale të numërimit (QKN), ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për...

Lajmet e Fundit