22.2 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Edicioni i 17-të i HardhFest-it nis me pamje nga vneshta

Me slloganin “Me pamje kah vneshta”, edicioni i 17-të i festivalit HardhFest do të mbahet në datat 7, 8, dhe 9 shtator, në konakun e Rahovecit.

Dea Luma, përfaqësuese për Marrëdhëniet me Publikun nga HardhFest, gjatë një konferencë për media sot njoftoi se festivali i vjeljes së rrushit sivjet do të sjellë aktivitete të reja, siç është ekspozita “Rahoveci dhe rahovecianët ndër vite”, si dhe, tregoi se përgjatë tri netëve do të ketë koncerte me muzikë rock.

Kurse Nora Boshnjaku, përfaqësuese nga Komuna e Rahovecit, tregoi se kjo komunë ka formuar këshillin organizativ për këtë festival, dhe tha se tashmë janë gati ta japin kontributin e tyre.

Drejtori artistik i HardhFest-it, Gardalin Shtavica, tregoi disa nga bendet dhe artistët që do të performojnë në këtë festival. Ai njoftoi se në HardhFest do të vijë ekskluzivisht Eugent Bushpepa, për herë të parë pas pjesëmarrjes në Eurovizion.

Në HardhFest do të performojë edhe grupi Troja, Kee Marcello, bende të tjera lokale dhe botërore. Kurse Ylber Bajraktari, përfaqësues nga StoneCastle, tha se janë gati që ta përkrahin këtë festival në çdo aspekt. Ai njoftoi që në kuadër të Hardhfest-it, StoneCastle do të promovojë dy produkte të reja. /KosovaPress/

Më Shumë

Bashkimi në finale

Bashkimi mposht Borën me rezultat 100–76 në ndeshjen vendimtare dhe me rezultat të përgjithshëm 3–2 në seri, siguron finalen e Playoff-it. Pjesa e parë ishte...

Zgjatet orari i QKMF-së në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren ka zgjatur orarin e punës deri...

Lajmet e Fundit