14.7 C
Prizren
E martë, 3 Qershor, 2025

Mësimi i shqipes në Turqi ishte kërkesë para një shekulli

Në prill të këtij viti lajmi për hapjen e një shkolle në qytezën Kemalpasha në Izmir të Turqisë, ku do të mësohej edhe shqipja, qe shpërndarë gjithandej në mediat shqiptare. U cilësua si shkolla e parë ku komuniteti shqiptar, jo i pakët në atë qytet, mund ta mësonte gjuhën amtare. Zyrtarë të Turqisë e të Shqipërisë do ta cilësonin si një hap të madh në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Por jo pak rezultate kishte arritur komuniteti shqiptar në shtetin turk, këtu e një shekull më parë. Për gjuhën kishte kërkesa të qarta. Në disa raste ia doli e tek një shekull më vonë u arrit që shqipja të jetë lëndë zgjedhore në shkollat e Turqisë, në vitin shkollor 207/2018.

Tentimet për arsimim në gjuhën shqipe në Turqi hasen pak para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Të dhënat tregojnë se ishte gushti i vitit 1908 kur një shqiptar, që quhej Sefer, i kërkonte klubit “Bashkimi” në Manastir që t’i dërgonin libra në shqip pasi ai kishte arritur të mblidhte fonde nga shqiptarët. Po “Bashkimit” i ishte dërguar kërkesë për libra në shqip nga një tjetër shqiptar i Turqisë, pasi ia kishte mësyrë të hapte një librari. Doktorantja e gjuhës shqipe, Rijetë Simitçiu, ligjëruese në Universitetin e Thrakës në Edirne, ka folur për gjendjen e tanishme të arsimit shqip në Turqi.

Më 2016 ishte marrë vendim që shqipja të jetë lëndë zgjedhore në shkolla. Ajo ka treguar se tekstet mësimore për klasat 5 dhe 6 kanë përfunduar, ndërsa mësimi i gjuhës si lëndë zgjedhore ka filluar në vitin shkollor 2017-2018.

“Mësimi realizohet dy herë në javë, kurse akoma nuk dihet një numër i saktë nxënësish që mësojnë gjuhën. Por gjuha shqipe tash mund të mësohet edhe jashtë shkollave nëpërmjet kurseve”, ka thënë ajo. Ka treguar se në Universitetin e Thrakës në Edirne që nga viti akademik 2007-2008 ekziston Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe si i vetmi në mbarë Turqinë. Në vitin 2017, Departamenti numëronte 31 studentë.

Për gjuhën shqipe jashtë Kosovës ka folur edhe doktoranti i gjuhës, Senad Neziri

Më Shumë

Aktakuzë për tentim vrasje në Prizren, konflikti nisi pas një aksidenti në komunikacion

Prokuroria Themelore në Prizren të mërkurën ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi të dyshuar për kryerjen e veprave penale të tentim...

Latifi: Ushqimi për pacientët me dializë në Rahovec nuk ka munguar asnjëherë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka sqaruar në mbledhjen e Kuvendit Komunal çështjen e ushqimit për pacientët që marrin trajtim në repartin...

Lajmet e Fundit