10.7 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Qyteti meksikan lejon seks në rrugët publike

Çifteve në qytetin e Meksikës, që nga gushti u lejohet të bëjnë seks në publik, njofton Klan Kosova.

Ky miratim u bë me qëllim për ta luftuar korrupsionin e policisë.

Oficerët e policisë përsëri do të mund të raportojnë për aktet seksuale, por vetëm në rast se ndonjë qytetarë ankohet.

Sipas Këshilltarës së Lëvizjes Qytetare, Guadalupe Morfin Otero, reformat e paraqitura lejojnë që qiftet të shkëmbejnë dashurinë e tyre pa frikë nga oficerët të cilët i kërcënojnë me burgim apo para.

“Akti mund të shkaktojë bezdi, por nëse nuk ka ankesë, policia nuk mund të veprojë, vetëm në rast se bëhet fjalë për të miturë, gjë që konsiderohet shkelje”.

Sipas një sondazhi të bërë nga studentët e universiteteve publike dhe private, del që 90 përqind e qifteve janë përballur me policinë, sepse atyre u është kërkuar të mbajnë burgun, ose të japin para për të mos shkuar procedura më tutje.

Më Shumë

“Sulmi i Shqiponjave” – reflektim vizual mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren njofton se piktura e mjeshtrit Esat Valla, me titull “Sulmi i Shqiponjave”, përbën një reflektim të fuqishëm...

Kryeprokurori në Prizren del në aksion bashkë më Njësinë Speciale, arrestohen disa persona për fajde

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren, Petrit Kreziu, ka ndjekur nga afër arrestimin e disa personave sot në qendër të Prizrenit. Njësiti Special ka arrestuar disa...

Lajmet e Fundit