7.4 C
Prizren
E diel, 2 Shkurt, 2025

Tutorët po i keqpërdorin fëmijët lypsarë në Prizren

Prizreni është qyteti më i vizituar në Kosovë. Sheshi i këtij qyteti, nga mëngjesi deri vonë, është i ngarkuar me vetura të shumta, që krijojnë pamje të tmerrshme. Por, gjatë ditës lypsarët vërshojnë gjithandej dhe nuk lënë rehat qytetarët.

Zëdhënësi i Policisë, kapiteni Hazir Berisha thotë se ka pasur disa aksione, por kot ata përsëri rikthehen në këtë qytet.

Drejtori për Mirëqenie Sociale në Prizren, Fejzë Kabashi ka thënë se pas shqetësimeve të ngritura, Komuna ka nisur bashkëpunim me organizatën gjermane “Terre Des Home”, të dëshmuar për trajtimin e lypsarëve dhe nëse ka nevojë edhe të familjeve të tyre.”Organizata ka një buxhet të saj prej 500 mijë euro, ndërsa stafin do ta caktojë vetë. Projekti tashmë në këtë drejtim ka filluar edhe me Ministrinë e Mirëqenies për Punë Sociale dhe do të vazhdohet pas procedurave tenderuese për objektet.

Lypsarët sillen në grup

Këtë problem të lypsarëve si brengë të madhe e ka edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, i cili për “Kosova Sot” thekson se do të mundohen që së paku këta fëmijë t’i trajtojnë konform normave ligjore, por të cilët janë shumë. “Po, kam kërkuar një efikasitet më të madh të policisë për ata fëmijë lypsarë, të cilët flenë rrugëve”, theksoi ai. Prizreni në shesh mund të ketë rreth 60 lypsarë, pjesa më e madhe nga Shqipëria, që operojnë kryesisht në qendër, duke krijuar një imazh tepër të keq për qytetin, aq më tepër tek të huajt që nuk janë të rrallë në Prizren. Por, shumica e lypsarëve nuk preferojnë të flasin për faktin se a janë ata nevojtarë apo ata punojnë për tutorët e tyre. Edhe policia dyshon se dikush qëndron prapa kësaj dukurie, duke sjellë lypsarët në grup në Prizren nga Shqipëria. Pas fillimit të projektit ai nuk do të ketë leverdi, pasi ata do të mbyllen dhe nuk do t’i sjellin ndonjë fitim askujt. Zyrtaret e Komunës pohojnë se dyshimet janë dikush qëndron pas tyre. Policia për të larguar lypsarët nuk kanë qenë sa duhet efikase.

Rreziku për bartjen e sëmundjeve

Ata largohen, por pas dy-tri ditësh rikthehen përsëri. Mirëpo, sheshin “Shatërvan” po e shëmtojnë edhe qentë endacakë që flenë në shesh bashkë me fëmijë lypsarë. Afrim Gashi thotë se ajo çka po ndodh është e turpshme. Qytetarët duhet të vetëdijësohen që këtij sheshi t’ia kthejnë bukurinë, thotë Hanife Berisha. Sheshi i “Shatërvanit” kurrë më shumë s’ka pasur lypsarë dhe qenë endacakë. Policia tregojnë se janë në aktivitet. Kurse drejtori i Bujqësisë, Egzon Elshani pohon se qentë endacakë duhet t’i largojë Qeveria. Megjithëkëtë, një prej problemeve më të raportuara nga qytetarët në Qendrën e Thirrjeve të Komunës së Prizrenit ka të bëjë me agresivitetin e tyre dhe mundësinë e bartjes së sëmundjeve të ndryshme nga qentë endacakë. Zyrtarët e Komunës kanë theksuar se ky problem është krijuar me vite dhe se nuk ka shkop magjik për zgjidhjen e këtij problem të shpejtë, ndërkohë që kanë numëruar edhe masat që po merren për menaxhimin e çështjes së qenve endacakë. Ky problem tashmë po shihet dhe konfirmohet edhe nga raportimet e Qendrës së Thirrjeve ‘Alo, Komuna’.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajz? një vajzë ka dalë nga shtëpia në mëngjesin e së hënës në Prizren. Ajo është lajmëruar në polici si e zhdukur. “Është raportuar se...

Përkujtohet 35-vjetori i rënies së dëshmorëve në lakun e Brestocit

Në 35-vjetorin e rënies, sot u nderuan dëshmorët Nesimi Elshani nga Nagaci, Agron Fetahu nga Celina, Halim Hoti nga Krusha e Madhe dhe Hilmi...

Marshi i hienave

Lajmet e Fundit