-0.2 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Dështon seanca ndaj ish-kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja

Për herë të dytë ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore në të cilën për vepra penale të korrupsionit janë duke u ngarkuar ish-kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja dhe ish-zyrtarëve të tjerë të kësaj komune.

Seanca e paraparë për të enjtes në Gjykatën Themelore në Gjilan, ka dështuar të mbahet për shkak se ka munguar njëri nga të akuzuarit, Minir Krasniqi.

Sipas gjykatësit Agim Ademi, ka thënë se mbrojtësi i të akuzuarit Krasniqi, një ditë më herët e ka njoftuar atë se klienti i tij gjendet jashtë vendit dhe se nuk mund të jetë i pranishëm për seancën e së enjtes.

Po ashtu, në këtë seancë ka munguar edhe përfaqësuesi nga Ministria e Drejtësisë edhe pse  gjykatësi Ademi, tha se është ftuar në mënyrë të rregullt.

Ndërsa prezent në këtë seancë ishte vetëm përfaqësuesi i AKP-së, Agron Kajtazi.

Seanca e radhës është caktuar më 11 tetor 2018, me fillim nga ora 10:00.

Prokuroria Speciale Republikës së Kosovës (PSRK) në shkurt 2013, ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ish-drejtorit të Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor, Sadik Paqarizi dhe ish-drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrit, Avni Ademaj.

Në aktakuzën e ngritur për shpërdorim të detyrës zyrtare ishin të përfshirë edhe ish-zyrtarët e Komunës së Prizrenit, Abdullah Tejeci, Minir Krasniqi dhe Kadri Ukimeri.

Muja dhe të tjerët akuzohen nga prokuroria se kanë keqpërdorur pronat komunale të menaxhuara nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Po ashtu, në mesin e pronave bëjnë pjesë edhe dy parcelat ku janë ndërtuar shkolla “Mehmet Akif” dhe fabrika e çokollatës “Kamila” në Prizren, të cilat sipas akuzës nuk kanë kaluar fare përmes Kuvendit Komunal por me vendim direkt të ish kryetarit Muja.

Më 13 mars 2014, pas rreth 30 seancave gjyqësore, Gjykata Themelore në Prizren, ka shpallur aktgjykim dënues për ish-kryetarin Muja dhe të tjerë.

Muja  ishte dënuar me dy vjet burgim me kusht që të mos kryej vepër penale për periudhën tre vjeçare. Ndaj Mujës ishte shqiptuar edhe dënimi plotësues i ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike për 30 muaj.

Gjykata Themelore në Prizren, kishte shpallur aktgjykim dënues edhe ndaj të akuzuarve të tjerë në këtë rast, Paqarizi, Ademaj, Tejeci, Krasniqi dhe Ukimeri, duke iu ndaluar edhe funksionin e tyre në administratën publike për periudha të caktuara kohore.

Gjykata e Apelit kishte anuluar një vendim të tillë dhe kishte kthyer rastin në rigjykim, por me ankesë të prokurorisë rasti ka shkuar në Gjykatë Supreme, ku më pas Supremja kishte vendosur që lëndën sërish ta shqyrtojë Apeli.

Apeli sërish në korrik 2017, ka vendosur që lënda të kthehet në shkallë të parë për rishqyrtim dhe rivendosje, por Gjykata e Themelore në Prizren ka kërkuar që të përjashtohet nga ky rast.

Një kërkesë të tillë ishte bërë me arsyetimin se njëra nga veprat për të cilat akuzohet Ramadan Muja, është kallëzim penal i parashtruar nga Gjykata Themelore në Prizren, për pengimin e punës në gjykatë, me rastin e ndalimit të pjesëmarrjes se ekspertëve – gjeodetëve në seancat gjyqësore, ku  kryetari i gjykatës dhe një gjyqtar janë dëgjuar si dëshmitarë.

Gjykata e Apelit, pas kërkesës së bërë nga kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha, me 8 gusht të vitit të kaluar kishte vendosur që rigjykimi ndaj Ramadan Mujës dhe pesë të akuzuarve të tjerë të zhvillohet nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Kurse, ndaj Kadri Ukimerit është pushuar procedura penale pasi që i njëjti ka ndërruar jetë./betimiperdretesi/

Më Shumë

Hamza në Xerxë: Bizneset i mbështesim me investime, por kërkojmë prej tyre më shumë mbështetje për punëtorët

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka vizituar një biznes prodhues në Xerxë të Rahovecit. Hamza ka thënë se do t’i mbështesin ndërmarrjet...

AAK-ja në Prizren takon kryetarët e nëndegëve në Has për zgjedhjet e 9 shkurtit

Dega e AAK-së në Prizren ka mbajtur një takim me kryetarët e nëndegëve të këtij subjekti politik nga rajoni i Hasit, ku janë diskutuar...

Ikja nga vetmia

Lajmet e Fundit