11.8 C
Prizren
E enjte, 27 Shkurt, 2025

KFOR-i gjerman nga Prizreni zhvendoset në Prishtinë

Komandanti i Kontingjentit Gjerman të KFOR-it, nënkolonel Eric Offermann, ka bërë të ditur se ky kontingjent do të largohet së shpejti zyrtarisht nga Prizreni dhe deri në fund të këtij viti do të zhvendoset në Prishtinë ku do të vazhdojë të japë kontributin për një ambient të sigurt dhe të qetë në Kosovë.

Ushtarët gjermanë në kuadër të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), këshillojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe i përkrahin ata në zhvillimin e saj, në proceset e brendshme dhe në bashkëpunimin me autoritete civile, thuhet në një komunikatë për media të KFOR-it.

Offermann falënderoi qytetarët e Kosovës në emër të të gjithë ushtarëve gjermanë, të cilët kanë shërbyer në Prizren që nga viti 1999. Ai theksoi me këtë rast veçanërisht mikpritjen, bashkëpunimin dhe përkrahjen pa rezervë.

jemi krenarë me të arriturat, të cilat kemi mundur t‘i arrijmë vetëm së bashku me popullatën vendase. Qyteti i Prizrenit shumë ushtarëve gjermanë do t’u mbetet gjithmonë në kujtimet më të mira. Ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen“, tha nënkolonel Dr. Eric Offermann.

Më Shumë

Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, BKK çel ekspozitën “Gjuha jonë”

Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare. Në nderim të kësaj dite, të gjuhës shqipe, të autorëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe, Biblioteka Kombëtare...

Vdes Bajram Qerkini

Është ndarë nga jeta, kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, Lajmin e kanë bërë me dije familja e tij, përmes një njoftimi...

Përkujtohet Mixha

Lajmet e Fundit