9.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Duart e “papastërta” me nder të pastër!

 

– Sa është e vështirë të fitohet paraja me nder dhe djersë në këto ditë të vështira dhe të errëta nga rrenat dhe mashtrimet e njerëzve të cilët, në sy të shikojnë dhe të mashtrojnë pa pikë të moralit dhe ndërgjegjes, të gjithë ne e dimë.

– Por, sa është e vështirë të sakrifikosh vetën tënde që të punosh një punë me nder, sinqeritet dhe djersë e cila, nuk do të sjell të hyra shumë, por mjaftueshëm, shumë pakë nga ne këto e dimë.

– Njerëz të sinqertë asnjëherë nuk e përbuzin dhe nënçmojnë punën e dikujtë tjetër, çfarëdo qoftë ajo. Por, njerëzit të cilët vrapojnë pas një copë ‘’letre’’, përmes rrugës së mashtrimeve, dallavereve, tradhëtisë, ndonëse pretendojnë që i kanë duart e pastërta edhe pse janë të bardha, ata n’fakt zemrën, duart dhe nderin e kanë të zi. Por, ata nuk munden këtë ta dallojnë.

– Sepse; injoranca, abuzimi, korrupsioni është një llojë katrani dhe zëvendesuesi i gjakut i cili e drejton zemrën e tyre!

– Ata, edhe pse me para i kanë blerë veturat, robat, shtëpitë dhe villat më të shtrënjta, prap ju mungon harmonia dhe lumturia e shpirtit, e cila, nuk blehët me para, por arrihët me drejtësi, sinqeritet dhe humanizëm.

– Këpucetari Jashar, çdo ditë në sheshin e Prishtinës, me pesë komandantë të dorës së djathtë, ia jep urdhërin pesë ushtarëve të dorës së majtë të kujdesën për pastërtinë e shumë njerëzve që pretendojnë të jenë të pastër në dukje të jashtmë, por ndoshta mbrendësia e tyrë është e zhytur.

– Sëcila rrudhë e vulosur në dorën dhe fytyrën e tij, tregon për punën e ndershme dhe të sinqertë. Ata nuk janë vetëm rrudha, por edhe gjurme të shtrenjta të karrieres së tij, të cilat nuk mund të shitën, por as blihen edhe nga njerëzit më te pasur në botë, por fitohen me punë të bardhë.

– Ai, Jashari, mund t’i ketë duart e zeza dhe ndonëse të papastërta, por puna qe e bën me ndershmëri dhe djersë është e bardhë dhe më e pastër se sa loti qe del nga syri i çdo njeriu!

– Ah, sikur t’i kishim gjithë duart e Jasharit!

Më Shumë

Ndahen afro 700 mijë euro për ndërtimin e rrugës që shpie tek “Ujëvara e Mirushës”

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka pritur në takim kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastrati. Durmishi dhe Kastrati, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit me Komunën e Malishevës...

Totaj viziton disa biznese të Prizrenit

Kryetari i komunës ë Prizrenit, Shaqir Totaj ditën e premte ka vizituar dhe ka parë nga afër të arriturat e disa prej bizneseve të...

Lajmet e Fundit