Rahovec: Deklarohet i pafajshëm i akuzuari për vjedhjen e dy telefonave

 I akuzuari për vjedhje të rëndë, Jakup Hamza është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të së enjtes në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Mone Syla, i akuzuari ka thënë se nuk e ndien veten fajtor për akuzën me të cilën ngarkohet, duke shtuar se ai nuk e ka kryer këtë vepër penale.

Ai ka deklaruar se në ditën kritike ka qenë në rrezik për veten dhe se grabitësit i kishin marr të gjitha gjerat e tij personale, duke shtuar se pas dy orësh policia ka qen në vendin e ngjarjes dhe të gjithë të pranishmit janë kontrolluar, kurse atij nuk i kishin gjetur asgjë në xhepa.

Gjykatësi  Ilir Rashkaj, pas deklarimit të palës mbi fajësinë, seancën e radhës e ka caktuar më 23 tetor 2018, në ora 13:00.

I akuzuari Hamza, në seancën e së enjtes është sjell nën përcjelljen e shërbimit të transportit të Burgut të Lipjanit pasi që ai gjendet në vuajtje të dënimit për vepër të njëjtë penale.

Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë të ngritur më 9 tetor 2012, Jakup Hamza akuzohet se me 14 mars 2012, rreth orës 23:00 në fshatin Xërxe, Komuna Rahovec, në kafenenë “X-tra”, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete ose për personin tjetër, merr pasurinë e luajtshme-telefonat e të dëmtuarve Ardian dhe Burim Gashi.

Sipas aktakuzës, rasti ka ndodhur në atë mënyrë që në momentin kur në lokal ndodh një grabitje nga dy persona të maskuar dhe të armatosur dhe pas shkëmbimit të zjarrit me armë, njëri nga të maskuarit plagoset dhe shtrihet për tokë, i pandehuri e shfrytëzon rastin e gjendjes së krijuar dhe nga aty merr dy telefona të markës “Nokia”, që i kishin rënë personit të plagosur.

Me këtë rast, akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Bullgaria fiton Eurovisionin, Alis u rendit i 13-ti

Ka ulur siparin nata e madhe e Finales së Eurovizionit 2026, një mbrëmje që dhuroi gjithçka: emocione të forta gare, spektakël të vërtetë vizual...

Posta e Kosovës dhe Komuna e Mamushës dakordohen për thellimin e bashkëpunimit

Posta e Kosovës – Regjioni i Prizrenit dhe Komuna e Mamushës janë pajtuar për fuqizimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të përmirësimit të...

Lajmet e Fundit