6.7 C
Prizren
E diel, 2 Shkurt, 2025

Prizreni do të bëhet me Kartën e Identitetit

“EC Ma Ndryshe” ka hartuar një propozim të Kartës së Qytetit të Prizrenit, i cili do t’i prezantohet autoriteteve komunale për shqyrtim dhe miratim e zbatim. Karta e Qytetit si akt ka për qëllim që të promovojë dhe të fuqizojë të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit, në kuadër të menaxhimit të përgjithshëm të qytetit.

Ajo parashihet që të zbatohet në raport me të gjithë qytetarët, pa diskriminim, në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore të komunës së Prizrenit. Njëkohësisht, zbatimi i të drejtave të përshkruara në këtë Kartë paraqet vetëm një instrument plotësues dhe përforcues për të drejtat ekzistuese në nivel vendor dhe ndërkombëtar. Lidhur me këtë flet Velson Kuki, një aktivist, i cili ka dalë në qytet për të kërkuar nënshkrimet nga ana e qytetarëve, në mënyrë që ato nënshkrime t’u dërgohen asamblistëve dhe Asamblesë komunale të Prizrenit për shqyrtim. “Unë kam dalë këtu për të mbledhur nënshkrime dhe më duhet të them se qytetarët po i përgjigjen shumë kësaj iniciative posa po e lexojnë apo po mësojnë më shumë për këtë iniciativë të shoqërisë civile. Prandaj, ky akt më shumë ka kuptimin e një deklarate të parimeve, që shërben si mjet për reformimin urban, duke përqafuar praktikat e qeverisjes së mirë dhe të gjithëpërfshirjes, si dhe aktivizimin e qytetarëve. Pos dispozitave për të drejtat mbi qytetin e Prizrenit, propozimi në fjalë përmban edhe mekanizmat e zbatimit të Kartës së Qytetit”, thotë Kuki.

Besohet se iniciativa do të përkrahet nga zyrtarët komunalë

Ndërkaq, Shefqet Gashi shprehet se pasi e ka lexuar arsyen është befasuar nga kjo kërkesë e shoqërisë civile për të mirë. “Qytetet e perëndimit e kanë të thuash secila një kartë të tillë. Prandaj, edhe këtij qyteti më vjen mirë t’i bëhet nëse ka mundësi”, thotë Gashi, kurse Makfire Berisha, duke folur për “Kosova Sot” lidhur me iniciativën për hartimin e kësaj Karte nga ana e shoqërisë civile tha: “Po të them të drejtën, hezitova të nënshkruaja fillimisht, por pasi e pashë se cilat janë kriteret e kësaj Karte e kam nënshkruar. Mendoj se veprime të këtilla Prizrenit i janë dashur edhe më herët, ngase mirë është të mësohet apo të bëhet publik një raport me të gjithë qytetarët, pa diskriminim, në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore të komunës së Prizrenit. Njëkohësisht, zbatimi i të drejtave të përshkruara në këtë Kartë paraqet vetëm një instrument plotësues dhe përforcues për të drejtat ekzistuese në nivel vendor dhe ndërkombëtar”, shprehet ajo. Por, një hartim të këtillë ende zyrtarë komunalë nuk e kanë përkrahur zyrtarisht, por pas një analize besohet se edhe ata do ta përkrahin dhe së fundi ky qytet do të këtë Kartën e Identitetit.

 

(Kosova Sot)

Më Shumë

Bashkimi hyn në histori me dy rekorde sezonale

KBF Bashkimi shënoi fitore të thellë ndaj KBF Junior 06 me rezultat 67-105, duke vendosur dy rekorde sezonale. Skuadra prizrenase u bë e para...

Mallkim nëne

Fatmir MEHMETI (1998) Dridhuni, lugetër të dreqit, çirruni, ju, o qafëthyer, gojëzdralë e të përlyer, do t`ju nëmë toka në mbetshi! Mos thyej dyer, o kusar, derr i nkequr, hije e përdrequr, bimesë...

Lajmet e Fundit