Ronaldo thyen heshtjen për Modricin

Cristiano Ronaldo e ka përgëzuar Luka Modricin për çmimin “The Best” të fituar ditë më parë nga FIFA.

Ronaldo ishte i nominuar për lojtarin e vitit së bashku me Mohamed Salahun dhe Luka Modricin, por triumfoi ky i fundit – për shkak të sezonit mbresëlënës me Kroacinë dhe Real Madridin.

CR7 nuk ishte fare në ceremoninë e FIFA-s, por ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram, për ta uruar Modricin.

“Urime për Luka Modricin për fitimin e çmimit”, tha portugezi në Instagram që për disa minuta ishte LIVE me fansat e tij.

 

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Lajmet e Fundit