Të shtëna me armë zjarri në aheng familjar në Kobaj të Prizrenit

Në fshatin Kobaj të Prizrenit, mbrëmë rreth orës 20:00, raportohet se një person në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri, bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan PrizrenPress.

Patrulla Policore ka dal në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari, i cili ka pranuar se ka shtënë me armë, i është konfiskuar arma me gaz e llojit “Ekol”, kal. 9 mm, me një karikator të zbrazët.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes nuk është gjetur gëzhoja.

I dyshuari, pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, është liruar. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit