LDK-ja në Malishevë e sigurtë në fitore

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike në Malishevë(LDK), ka mbajtuar një takim të përbashkët të Kryesisë së Degës, kryetarëve të nëndegëve dhe kandidatëve për këshilltarë të Asambles Komunale. Ky takim ishte në vazhdën e takimeve përgaditore për zgjedhjet lokale 2013.

Në këtë takim të gjithë të pranishmit kanë raportuar për angazhimet e tyre nëpër nëndegë dhe treguan për një opinion shumë pozitiv të qytetarëve për të mbështetur LDK-në dhe kandidatin e saj Salih Morina.

Dega e LDK-së në Malishevë për këto zgjedhje lokale ka të mobilizuar mbi 2000 aktivistë të cilët vinë nga 44 Nëndegë të saj.Në këtë takim, të gjitha strukturat e Degës u zotuan për angazhim të fuqishëm që kësaj here fitorja e LDK-së të jetë pa balotazh/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vrasja në Zlipotok të Dragashit: Viktimë imami i fshatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Në Prizren, gjobë prej 300 euro për ngasësin e kamionit që nuk siguroi ngarkesën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, policët e Stacionit...

Lajmet e Fundit