12.7 C
Prizren
E enjte, 6 Mars, 2025

Haskuka flet për zjarrin që ka kapluar Bjeshkët e Pashtrikut, intervenimi problem për shkak të minave

Kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për zjarrin që ka kapluar Bjeshkët e Pashtrikut.

Haskuka tha se zjarri në Bjeshkët e Pashtrikut, ka rreth një javë që është hapur, ndërkaq për momentin nuk ka zjarr aktiv.

Ai tha se problem kryesor për zjarrfikësit në zonat e larta të Pashtrikut, janë zonat e minuara.

“Rreth një jave po bëhet që ka zjarre në Bjeshkët e Pashtrikut. Në zonat e ulëta intervenimi ka qenë i menjëhershëm dhe zjarri është fikur. Ditën e dytë ka pasur prapë zjarre por, prapë pas intervenimeve është kontrolluar zjarri. Ndërsa dje e pardje ka pas zjarr në zonat e larta të Pashtrikut, e në atë zonë ka mina kështu që zjarrfikësit kanë probleme të intervenojnë në ato zona. Është pak problem aty. Me sa fola me drejtorin e emergjencave në mëngjes, më tha që zjarret janë nën kontroll dhe nuk ka zjarr aktiv”, ka thënë Haskuka.

Ai po ashtu sqaroi aludimin që ka pasur sa i përket zjarrëvënies së qëllimshme nga faktori njeri në këto zona.

“Zjarret janë përhap në zona të ndryshme, dhe nuk ka pas arsye tjetre pos faktorit njeri. Dje ka qenë në katër vende zjarri, nuk ka pas erëra të forta që të çoj zjarrin nga një vend në tjetrin. E kjo tregon që njerëzit e kanë bërë”, theksoi ai. /Telegrafi/

Bjeshkët e PashtrikutMyt

Më Shumë

Bora ‘ngrin’ Yllin në Suharekë

Bora ka fituar dramën në javën së 22-të të ProCredit Superligës ndaj Golden Eagel Yllit me shifrat 67:73 (18:17, 22:25, 11:13, 16:18), përcjell PruzrenPress. Te...

Arrestohet personi që shqeu Kur’anin në Prizren

Kamerat e sigurisë kanë kapur një person në Prizren teksa ka shqyer librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin, rast për të cilin policia ka...

Lajmet e Fundit