9.6 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Crvena Zvezda interesohet për ketë futbollist kosovar

Pak më shumë se dy muaj më parë, shefi ekzekutiv i Crvena Zvezdës, Zvezdan Terziç, do të deklaronte në një intervistë për mediat në vendin e tij se në klub ekzistonte një traditë që nuk thyhej dhe që tregonte se në radhët e skuadrës nuk kishte vend për një lojtar shqiptar.

Por i njëjti shef ekzekutiv duket se është gati të thyejë këtë tabu historike, pasi ka miratuar planin që skautë të klubit të ndjekin një futbollist të kombëtares kuqezi si objektiv të mundshëm të merkatos për sezonin e ardhshëm.

Vip Sport ka mësuar se emri që ka piketuar Crvena Zvezda është ai i mesfushorit Kamer Qaka, i cili në këtë sezon po aktivizohet me skuadrën e Politeknika Iasi pasi dështoi transferimi i tij në radhët e Steauas së Bukureshtit gjatë verës.

Qaka është një profil që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, mes tyre edhe Crvena Zvezdës, e cila e bindur nga cilësitë e lojtarit, ka harruar aspektin nacionalist dhe është fokusuar të aftësitë e tij sportive dhe kontributin që mund të japë ai për këtë skuadër.

Skautë të klubit kanë qenë gjatë muajit tetor në Rumani dhe kanë ndjekur në veprim disa futbollistë, duke mbajtur shënime rreth paraqitjeve të tyre dhe perspektivës për të ardhmen.

Një nga emrat që është studiuar më me kujdes është pikërisht ai i Qakës për të cilin janë kërkuar informacione pranë klubit për vlerën e kartonit të tij. Por transferimi i mundshëm i mesfushorit do të diskutohet vetëm në verën e vitit 2019, pasi lojtari nuk mund të lëvizë në janar meqë është aktivizuar në këtë sezon futbollistik me dy klube, Steauan e Bukureshtit dhe Politeknika Iasi.

Zvezda e Beogradit interesohet për transferimin e shqiptarit, gati oferta për Kamer Qakën

Sigurisht, nuk është e thënë që Qaka të pranojë një ofertë nga klubi i Crvena Zvezdës, por fakti që klubi serb, i njohur për një tifozeri ultranacionaliste po mendon të thyejë një tabu historike, tregon edhe një herë se sa mbresa u ka lanë skautëve të kësaj skuadre paraqitja e Qakës dhe cilësia e tij.

Më Shumë

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për pagën minimale, nga janari 425 euro dhe 500 euro në korrik

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen e pagës minimale, duke përcaktuar dy faza të reja të rritjes gjatë vitit 2026. Sipas...

Totaj emëron Samra Ilijazin drejtoreshë të Inspektorateve në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar sot për një tjetër emërim në kuadër të Ekzekutivit . Ai ka bërë të ditur se...

Lajmet e Fundit