19-vjeçari shqiptar në Zvicër i pret kokën gjyshes dhe e regjistron në telefon

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur 4 ditë më parë në Zvicër në zonën e Frauenfeld TG, një 19-vjeçar i ka prerë kokën gjyshes së tij 74-vjeçare, një shqiptare nga Maqedonia.

Gazeta ‘Blick’, siç transmeton Shqiptarja, shkruan se kur policia ka shkuar në vendin e ngjarjes në apartament ka gjetur vetëm trupin, ndërsa koka ishte e shkëputur. E moshuara shqiptare nga Maqedonia jetonte në Zvicër pasi ishte transferuar nga Italia.

19-vjeçari, Fatmir T., me nënshtetësi italiane, është arrestuar nga policia në Kloten në zonën e aeroportit si i dyshuari i vrasjes makabre të të moshuarës, ndërkohë policia ka sekuestruar celularin e tij ku dyshohet se ai ka filmuar gjithë ngjarjen. Gjatë momentit të arrestimit 19-vjeçari ka bërë rezistencë.

Sipas dëshmive të fqinjëve, 74-vjeçarja u gjet nga policia e masakruar. Ishin po fqinjët ata të cilët njoftuan policinë për ngjarjen e rëndë. Sipas “20 Minuten”, i riu kishte kohë me probleme psikike dhe probleme me drogën.

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit