Unitedi nuk do shitjen e Pogbas shkaku i marketingut

Manchester Unitedi është në presion komercial për të mos shitur Paul Pogban shkaku i shqetësimeve se largimi i ikonës do të kishte pasoja në aspektin financiar të klubit.

Daily Mail ka raportuar se shefat e Unitedit kanë shikuar për zëvendësimet e mundshme që do të mund të kishin të njëjtin ndikim që ka francezi në aspektin financiar të klubit.

Sidoqoftë, mungesa e profilit të duhur të lojtarit dhe kostoja mbi 100 milionë funtesh, e kanë bërë të pamundur që klubi anglez të pajtohet plotësisht për shitjen e Pogbas.

E ardhmja e mesfushorit ka qenë në dyshim gjatë muajve të fundit shkaku i ngrirjes së raporteve me menaxherin Jose Mourinho, transmeton Koha.net.

Barcelona shihet si destinacion i mundshëm i francezit – edhe pse mbetet në dyshim nëse klubi spanjoll mund të paguajë shifrën e lartë të Pogbas.

Dëmi financiar që mund të shkaktojë largimi i Pogbas, mësohet se është faktori kryesor që shefat e Unitedit nuk duan shitjen e francezit.

Ai ka popullaritet dhe Unitedi këtë opsion e ka shfrytëzuar për marketing që prej ardhjes së tij në vitin 2016.

25-vjeçari është qendër e programit të marketingut të Unitedit dhe humbja e tij mund të paraqes dëme në fushë, por edhe në financa.

Gareth Bale shihet si njëri prej lojtarëve që mund të bartë përgjegjësitë e Pogbas në aspektin e marketingut.

Unitedi ka humbur garën për uellsianin që tani po luan më shpesh për Real Madridin.

Më Shumë

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit