13.6 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Ramë Vataj: Nuk konkurroj më për rektor të UPZ-së

Rektori aktual i UPZ-së, Ramë Vataj, thotë nuk do të konkurrojë më për këtë pozitë, derisa Ministria e Arsimit do të vazhdojë ta ketë këtë përbërje.

Sipas tij, vendimi është politik, sepse zgjedhja bëhet vetëm nëse i takon Nismës, parti prej së cilës vjen Ministri i Arsimit.

Ramë Vataj konteston përzgjedhjen e Ismet Temajt në pozitën e rektorit, derisa Gjykata në Prizren ka vendosur në favor të tij këtë fazë.

Kjo Gjykatë, ka marrë vendimin për masën e përkohshme të sigurisë, duke e shtyrë ekzekutimin e vendimit të Këshillit Drejtues, i cili e ka zgjedhur rektorin e ri.

Këto detaje bëhen të ditura në vendimin e Gjykatës së Prizrenit, të cilin e ka siguruar KTV-ja.

Masa e sigurisë vlen deri në momentin kur Gjykata do të dalë me një vendim të ri.

Në padi, Vataj pretendon se ka pasur shkelje të procedurave gjatë përzgjedhjes së rektorit të ri.

“Para se të fillojë raundi i dytë i votimit për zgjedhjen e Rektorit, në mbledhje kanë mbetur vetëm 4 anëtarë të Këshillit Drejtues. Sipas statutit të Universitetit, për t’u mbajtur mbledhjet e Këshillit Drejtues nevojitet një kuorum prej 5 anëtarëve, ku së paku 4 prej tyre duhet të jenë me të drejtë vote”, thuhet në këtë dokument.

Pjesë e Këshillit Drejtues, pos Parim Kosovës, janë edhe dy persona të tjerë e që janë anëtarë të NISMA-së, Bedri Muhadri, anëtar i kësaj partie në Gjakovë, dhe Isak Hoxha, anëtar i NISMËS në Malishevë.

Në maj, ky këshill zgjodhi Ismet Temajn rektor, ani pse nuk morën pjesë në votim edhe 3 anëtarët e tjerë.

Më Shumë

Zbulohen substanca narkotike në pikën kufitare në Vërmicë, i dyshuari dorëzohet në DHTN Prizren

Dogana e Kosovës njofton se më datë 11 shtator 2025, rreth orës 09:30, në pikën kufitare në Vërmicë, gjatë kontrolleve rutinore, zyrtarët doganorë në...

Xheladini premton 500 euro subvencione për gratë me kancer të gjirit, shërbimet gjinekologjike falas

Kryetari i Komunës së Dragashit, Behxhet Xheladini ka prezantuar programin e tij për mandatin e ri për zgjedhjet lokale 2025. Xheladini ka thënë se për...

Lajmet e Fundit