4.7 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Historia e Prizrenit të shekullit XX do të shfaqet përmes një ekspozite

Historia e Prizrenit të gjysmës së dytë të shekullit XX do të paraqitet përmes ekspozitës “Përnjëherë e Mjegullt dhe e Pashmangshme: Modernitetet 1945-1989”, e cila do të shfaqet në hapësirat e Kino Lumbardhit në Prizren më 2 nëntor, duke filluar nga ora 16:00.

Kjo ekspozitë është rezultat i një projekti 8 mujor, përgjatë të cilit dhjetë të rinj u trajnuan në metodologjinë e historisë gojore, arkivim digjital e kurim të ekspozitave, e njëherësh intervistuan njerëz që patën rol në zhvillimin ekonomik e kulturor të Prizrenit të shekullit XX.

“Ekspozita “Përnjëherë e Mjegullt dhe e Pashmangshme: Modernitetet 1945-1989″ ka një qasje ndërdsiplinare: duke realizuar intervista të historisë gojore, mbledhur dhe arkivuar burime vizuele dhe eksploruar strategji të ekspozimit të historisë shoqërore, kulturore dhe ekonomike të Prizrenit. Duke lokalizuar proceset e modernizmit dhe duke hapur trashëgiminë socialiste për lexime nga perspektiva të shumta, ekspozita eksploron kulturën dhe punën nga këndvështrimi i punëtorëve, duke i ruajtur kompleksitetet historike dhe duke shmangur reprezentime të thjeshtësuara të së kaluarës socialiste”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Kjo ekspozitë është prodhim i Fondacionit Lumbardhi dhe Inciativës Kosovare për Histori Gojore. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 25 nëntor 2018. (Fotografia është marrë nga arkivi personal i Mehmet Galushit. Prizren 1973)

Më Shumë

Nëntë kryesues ndalohen për falsifikim të rezultateve në Rahovec, prokuroria kërkon paraburgim për ta

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë veprime lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit...

Rrahje në Dragash, dy persona përfundojnë në spital

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete të premten në Dragash. Policia ka bërë të...

Lajmet e Fundit