8.5 C
Prizren
E diel, 2 Shkurt, 2025

Banorët e “Nënkalasë” të bllokuar për shkak të automjeteve të shumta

Nexhat Palushi, banor i lagjes së “Nënkalasë” së Prizrenit, ankohet për vonesat në hyrje-dalje në këtë lagje, për shkak të faktit se është zonë e parë mbrojtëse dhe e cila për shkak të vizitorëve të shumtë po u shkakton probleme këtyre banorëve. Ai kërkon nga organet komunale që kjo lagje të ketë më shumë investime dhe të ketë përkujdesje më të madhe. Aty mungon një mbledhës i paguar i mbeturinave dhe për këtë arsye ka shumë papastërti dhe i jep shije të keqe kësaj pjese karakteristike të Prizrenit.

Prizreni njihet si qytet që ka një trashëgimi kulturore-historike, e cila paraqet vlerë të rëndësisë. Mbrojtja dhe avancimi i ndërtesave dhe i komplekseve me karakter historik dhe kulturor si dhe integrimi i tyre në rrjedhat bashkëkohore do të viheshin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm. Trashëgimia e ruajtur është element i rëndësishëm në kompozimin e siluetës së përgjithshme të qytetit. Të gjitha vlerat e trashëguara, por edhe ato që me kohë janë shkatërruar, duhet të përtërihen me qëllim të arritjes së atyre vlerave që me kohë pësuan transformime. Rikthimi i vlerave të trashëguara në gjendjen e tyre burimore do të bëhet në bazë të të dhënave për to e gjithashtu, trashëgimia kulturore-historike, si një nga potencialet e zhvillimit ekonomik. Afirmimi i vlerave trashëgimore të Prizrenit paraqet aspekt të veçantë për zhvillimin e sektorit të turizmit në të gjitha potencialet me të cilat posedon Prizreni.

Mbeturinat largohen me kalë

Por, njëra nga lagjet më karakteristike është lagja “Nënkala” e Prizrenit, tregon për “Kosova Sot”, Nexhat Palushi, banor i kësaj lagjeje, i cili njëherësh ushtron edhe biznes, duke pasur një hotel. Ai ankohet për vonesat në hyrje-dalje në këtë lagje për shkak të faktit se është zonë e parë mbrojtëse dhe e cila po u shkakton probleme këtyre banorëve. Ai kërkon nga organet komunale që kjo lagje të ketë më shumë investime dhe të ketë përkujdesje më të madhe. “Aty mungon një mbledhës i paguar i mbeturinave sikurse që është në lagjen fqinje, ku aty ku nuk shkon automjeti, i mbledh një person me kalë dhe i sjell poshtë”, është shprehur ai. Palushi thotë se koha e kufizuar e automjeteve po u shkakton probleme shumë të mëdha banorëve.

Numri i banorëve pas lufte është shtuar shumë

Mirëpo, lidhur me këtë drejtori i Shërbimeve Publike, Levent Kasëmi tregon se është një vendim i Kuvendit Komunal i vitit 2007, por do ta shohin që atë kohë të hyrjeve daljeve ta ndryshojmë pozitivisht për banorët. “E dimë se pas lufte atje ka pasur më pak banorë, kurse sot numri është shtuar. Jemi të bindur se do ta shohim mundësinë ta ndihmojmë këtë lagje edhe me ndërtim infrastrukturor dhe vitin që vjen presin të bëjnë investime 200 mijë euro”, shprehet Kasëmi. Sa i përket lëvizjes së lirë të automjeteve për këta banorë, rreshteri i policisë Vesel Gashi shpjegon se janë 176 leje. “E di se kemi një keqkuptim të një rregulloreje për lëvizje të automjeteve, por duhet që këtë ta rregullojë Komuna”, pohon ai. Ndërsa në emër të banorëve, Palushi kërkon vëmendje, sepse është e vetmja lagje që brenda dite përshkohet verës me mbi 2000 vizitorë, prandaj ka papastërti të madhe e kjo është pasqyra e këtij qyteti. Ai thotë se nuk kanë kohë të mjaftueshme as për të bartur të sëmurët, për shkak të ngarkesës me automjete. “Kur kemi bërë peticion për këtë, kemi marrë përgjigje:”Ju thërrisni ambulancën dhe ajo ka leje të hyjë në çdo vend. Kjo vërtet s’ ka kuptim. Besoj se kjo rregullore e vitit 2007 duhet ndryshuar”, pohon Palushi për “Kosova Sot”.

Palushi kërkon vëmendje, sepse është e vetmja lagje që brenda dite përshkohet verës me mbi 2000 vizitorë, prandaj ka papastërti të madhe, e kjo është pasqyra e këtij qyteti. Ai thotë se nuk kanë kohë të mjaftueshme as për të bartur të sëmurët për shkak të ngarkesës me automjeteve./kosova sot/

Më Shumë

Abdixhiku në Suharekë premton 5 miliardë euro investime

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar me tubimin elektoral në Suharekë. Kandidati për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku, tha se Suhareka vazhdon të...

Komuna e Dragashit merr përsipër pagesën e ndriçimit publik për të gjitha fshatrat nga shkurti i këtij viti

Komuna e Dragashit njofton të gjithë kryetarët e fshatrave se, nga muaji shkurt i vitit 2025, do të mbulojë pagesën e shpenzimeve të ndriçimit...

Lajmet e Fundit