27.6 C
Prizren
E martë, 9 Shtator, 2025

Kilaj shpalosi programin për Malishevën

PDK-Kilaj-malisheveKryetari i Degës së Partisë Demokratike dhe njëherësh kandidati për kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, në mbledhjen e së shtunës, ka paraqitur programin PDK-së për Malishevën, i cili do t’i ofrohet votuesve të qytetit.

Në prezantimin e tij, Kilaj, tha se tri janë fushat kryesore të qeverisjes së Malishevës. “Infrastruktura, zhvillimi ekonomik (me theks të veçantë bujqësia) dhe mbrojtja e ambientit”, tha Kilaj. Të gjitha projektet dhe formën e realizimit të tyre, Kilaj, i ka prezantuar, duke përfshirë edhe financimin.

Gjithashtu, u njoftua edhe me aktivitetet tjera të PDK-së, në terren, bazuar në raportet e 1500 aktivistëve, ku u konstatua se fitorja e PDK-së dhe e kryetarit Kilaj, është e padiskutueshme dhe pa balotazh.

“Pavarësisht zhvillimeve të fundit, në PDK ka prurje të reja, të vazhdueshme, dhe përqindja e fitores, pritet të jetë më e thellë se ajo në zgjedhjet e fundit parlamentare, kur PDK fitoi mbi 65% të votave të përgjithshme”, thuhet në kumtesë të PDK-së në Malishevë.

Në të gjitha nëndegët e PDK-së, janë formuar shtabet zgjedhore dhe janë ndarë detyrat për përgatitje të fushatës elektorale, përderisa u kërkua që gjatë fushatës, aktivistët e PDK-së, të merren vetëm me vlerat e PDK-së dhe me ofertën e prezantuar sot, për qytetarët e Malishevës.

Programi në tërësi i PDK-së, për qeverisjen e Malishevës, në katër vitet e ardhshme, do të jetë në dorën e votuesve, nga dita e prezantimit zyrtar të kandidatëve për Asamblenë Komunale, në fillim të fushatës elektorale./PrizrenPress.com/

Më Shumë

U raportua si e zhdukur para dy vitesh, gjendet në Prevallë 27-vjeçarja nga Prizreni – refuzon të kthehet në shtëpi

Një rast i raportuar si person i zhdukur është zbardhur nga hetuesit e Policisë së Kosovës në Prizren, të cilët kanë arritur të lokalizojnë...

“Hardh Fest” rikthehet në Rahovec, festë e rrushit, rakisë dhe verës

Në qytetin vreshtar të Rahovecit nesër fillon festivali “Hardh Fest”. Nën moton “Për kokërr t’qefit!”, festivali synon të mbledhë mijëra vizitorë vendorë e të...

Lajmet e Fundit