Pezullohet procedura ndaj të akuzuarit për shpimin e gomave të veturave me qëllim në Rahovec

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, e ka pezulluar procedurën penale ndaj të akuzuarit për asgjësim apo dëmtim të pasurisë, Avdyl Raba.

Në seancën e së premten, gjykatësi Ilir Rashkaj bëri të ditur se ndaj të akuzuarit kishte lëshuar urdhëresë, por nga stacioni policor ishte njoftuar se i njëjti gjendet jashtë shtetit, respektivisht në Suedi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me këtë, gjykatësi Rashkaj tha se gjykimi për këtë rast do të mbahet pasi të sigurohet prania e të akuzuarit në gjykatë, për çka do të lëshojë urdhëresë.

Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Gjakovë të ngritur më 23 maj 2016, Avdyl Raba akuzohet se me 17 korrik 2015, rreth orës 23:00, në rrugën “Jaja Danuza” në Rahovec, dëmton dhe bënë të pa përdorshme gomat e veturës të tipit “VË Tauran”, pronë e të dëmtuarit Sefer Mullaliu.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari i kishte shpuar edhe gomat e automjetit të markës “Pezho”, pronë e të dëmtuarit Behar Bajraktari, si dhe gomat e automjetit “Opel Corsa”, pronë e të dëmtuarit Kujtim Thaqi.

Sipas aktakuzës, i akuzuari një veprim të tillë e kishte bërë me qëllimin që të dëmtuarit të mos parkonin në atë rrugë, për çka në aktakuzë thuhet se ka shkaktuar dëm material në shumë të përgjithshme rreth 380 euro. /Betimipërdrejtës

Më Shumë

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit