14 C
Prizren
E diel, 16 Mars, 2025

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vjedhje nga Zhuri

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ia ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit për vjedhje D.A. nga fshati Zhur.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës 14.11.2018 e cila do të zgjasë deri me datën 13.12.2018.

“D.A. duke vepruar në bashkëveprim me të pandehurin me iniciale L.P. dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshme të dobisë pasurore për vete, përcjellin nga pas të dëmtuarën me iniciale V.G. nga Prizreni, e cila në vendin dhe në kohën e cekur po ecte në shtegun e destinuar për këmbësor”.

“ I pandehuri me iniciale D.A. i afrohet nga mbrapa të dëmtuarës pa u vërejtur dhe duke vepruar në mënyrë posaçërisht të rrezikshme dhe të vrazhdë e godet të dëmtuarën në kokë dhe në pjesë të trupit me grusht, nga goditjet e të cilit e dëmtuara rrëzohet në tokë dhe përkundër faktit se mundohet të rezistoj ndaj të pandehurit nuk arrin që ta mbroj pasurin e saj, përkatësisht i pandehuri arrin që me dhunë t’ia merr çantën e krahut të dëmtuarës, në të cilën kishte dokumentet e saj personale dhe një shumë të caktuar të parave si dhe telefonin mobil, Samsung “SmartPhone GT”, të cilat para të pandehurit i ndajnë në mes veti, çantën e hedhin në mal aty afër kurse telefonin mobil i të dëmtuarës, i pandehuri me iniciale L.P. ia shet personit me iniciale A.M nga Prizreni, me të cilat veprime të dëmtuarës i kanë shkaktuar dëm material. “

Më Shumë

Në 2024-tën bankat komerciale në Kosovë shënuan rekord të të hyrave

Të hyrat vjetore dhe fitimet e bankave komcerciale në Kosovë, kanë shënuar rekord në vitin 2024. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, të...

Kosova – Ukraina, lufta për fitoren vazhdon

Parketi do të digjet këtë të enjte! Dardanët e hendbollit zbresin në fushë për një duel të madh kundër Ukrainës, ku çdo top i...

Lajmet e Fundit