13.3 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Dështon për herë të shtatë ndaj të akuzuarit për marrje në posedim të pasurisë se luajtshme në Dragash

Mungesa e të pandehurit Jakup Jakupi, i akuzuar për veprën penale “marrja në posedim të pasurisë se luajtshme”, ka bërë që për herë të shtatë të dështojë shqyrtimi fillestar ndaj tij.

Seanca në këtë rast ishte paraparë të mbahej të martën në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësi i rastit Bekri Vehapi, ka konstatuar se ka lëshuar urdhëresë për sjellje të detyrueshme, mirëpo policia nuk e ka gjetur te pandehurin, ngase sipas tyre, ai që një javë ka shkuar në Austri.

Seanca në këtë rast është shtyrë për kohë të pacaktuar.

Në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, më 4 prill 2017, Jakup Jakupi akuzohet se më 1 janar 2016, rreth orës 18:25, në fshatin Bresanë, Komuna e Dragashit, saktësisht në një lokal afarist-çajtore, në mënyrë të kundërligjshme i merr pasurinë e luajtshme, personit tjetër.

Sipas aktakuzës, ai me qellim që ta përvetësojë dhe ta mbaj për vete, në atë mënyrë që ditën kritike, derisa i pandehuri ishte në tavolinën e të dëmtuarit Erkan Destani, i njëjti i merr aparatin telefonik mobil, të markës “Hawei”, në vlerë rreth 250 euro.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “marrje në posedim të pasurisë së luajtshme”, nga neni 331 paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës.

Më Shumë

Vetëvendosje sfidon opozitën: Propozoni 3 emra, njërin prej tyre e zgjedhim President

Lëvizja Vetëvendosje ka sfiduar opozitën duke i kërkuar tre emra për pozitën e Presidentin, duke thënë se këtë po e bën për të shmangur...

Arrestohet i dyshuari në Rahovec, gjuajti me armë zjarri

Në fshatin Guri i Kuq, në komunën e Rahovecit, më 25 prill 2026 rreth orës 13:45, është raportuar një incident me përdorim të armës...

Lajmet e Fundit