3.4 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Në Malishevë protestohet kundër gurthyesve

Banorë të fshatit Kërvasari kanë protestuar sot para Komunës së Malishevës, për të kundërshtuar vendosjen e një gurëthyesi të cilit po i druhen. Ata kanë paralajmëruar edhe protesta të tjera deri në realizimin e të drejtës themelore për jetë dhe shëndet të plotë.

Këtë e kanë bërë të ditur banorët në një informatë drejtuar portalit Koha.net, në të cilën kanë theksuar se fenomeni i hapjes së veprimtarive të gurthyesve po ndikon drejtpërdrejti në vështirësimin e jetës së komunitetit që jeton afër tyre dh e po shndërrohet në një dukuri shqetësuese anë e mbanë territorit.

“Duke parë heshtjen totale dhe asnjë reagim të organeve kompetente në mbrojtjen e ambientit dhe shëndetit të qytetarëve, banorët po detyrohen të marrin iniciativa vetanake në parandalimin e tyre dhe mbrojtjen e të drejtave elementare të tyre”, thuhet në informatë. “I tillë së fundi është rasti me banorët e fshatit Kërvasari të Komunës së Malishevës të cilët po kanosen nga fillimet e punimeve të një kompania për nxjerrjen dhe përpunimin e gurit shumë afër shtëpive të banueshme. Qytetarët e këtij vendi, të shqetësuar skajshmërisht nga kjo çështje kanë kërkuar informata rreth asaj nëse ky operator ka leje për t’a zhvilluar veprimtarinë e tij si në organet komunale, ashtu edhe në Ministrinë e Minierave dhe Mineraleve, por që për fatkeqësisht kanë trokitur në dyer që fare nuk janë hapur”.

Gjatë ditës ata i ka takuar kryetari i Malishevës, Ragip Begaj. Sipas informatës, në atë takim, kryetari Begaj u ka premtuar se do ta shqyrtoj rastin dhe do të veprojë në parandalimin e kësaj dukurie dhe ka shprehur gatishmërinë për t’i përkrahur qytetarët në këtë drejtim.

Më Shumë

Fillon procesi mësimor në Suharekë, kryetari Muharremaj uron nxënësit dhe mësimdhënësit

Sot ka nisur gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor në Komunën e Suharekës, duke rikthyer nxënësit dhe mësimdhënësit në bankat shkollore pas pushimit dimëror. Me...

Derbi në Mitrovicë

ProCredit Superliga vazhdon me super ndeshje edhe në mesjavë. Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshje shumë interesante. Bora do të ndeshet me Rahoveci...

Lajmet e Fundit