19.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Drita Millaku nuk beson se do të ketë liberalizim as në vitin 2020

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku e ka quajtur Qeverinë Haradinaj si qeveri servile e të padijshme, pas konfirmimit nga komisoneri Johannes Hahn se nuk do të ketë liberalizim të vizave këtë vit.

Ajo ka kujtuar seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku ishte votuar demarkacioni.

“Është dashtë të vije z. Hahn në Kosovë e ta kuptojnë qeveritarët tanë se s’ka liberalizim.  Më kujtohet si sot data 21.03.2018 kur u votua demarkacioni me Malin e Zi, me qindra qytetarë na shkruajten nëpër rrjete sociale për ta votuar, sepse i kishin gënjyer me liberalizimin e vizave”.

“Pat edhe aso që shanin, ofendonin, kërcënimi i tyre ishe se do të ndëshkojmë me votë. Përgjigjja jonë ishte më mirë të na ndëshkoni me votë se sa të na ndëshkoj historia”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ka shkruar se 80 deputetë votuan me dorën e tyre që t’ua falin 8200 hektarë tokë, ndërsa ka shtuar se liberalizimi i vizave vështirë se do të ndodh edhe në vitin 2020.

“Pra 80 deputet që e votuan demarkacionin, e me dorën e vet ia falën 8200 ha do t’i ndëshkojë historia por edhe vota. Me këtë qeveri servile e të padijshme, e me këta njerëz lakmitar zor se do të ketë liberalizim edhe në 2020- ën

Më Shumë

Policia në Prizren mbajti ligjëratë në shkolla mbi temën “Dhuna në Familje”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim-DPP/Prishtinë, zbatuan Strategjinë e Inteligjencës dhe Policisë në Bashkësi. Në...

AKP-ja shpall për shitje 26 asete, 3 lokale në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur të mërkurën ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65, e cila përmban 26...

Lajmet e Fundit