Kanë filluar punimet për projektin e rrugës Korishë–Kabash, e kjo u bë me një ceremoni ku të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm deputetët nga Prizreni, Artane Abrashi dhe Arbër Rexhaj, si dhe përfaqësues të tjerë institucionalë dhe operatori ekonomik që po realizon projektin.
Gjatë ceremonisë, kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se punimet kanë nisur me intensitet të lartë, ndërsa kushtet e favorshme atmosferike pritet të ndikojnë që projekti të përfundojë në një afat rekord.

Kryeministri Albin Kurti theksoi rëndësinë e këtij investimi për zhvillimin ekonomik dhe turistik të rajonit.
“Bëhet fjalë për një rrugë e cila është e gjatë 6 kilometra e 718 metra, e lidh Korishën me Kabashin, por gjithashtu edhe me rrugën rajonale R118. Qëllimi ynë është që të ketë sa më shumë qarkullim të mirë e të lehtë për qytetarët dhe për bizneset, e në veçanti për zhvillimin e turizmit, meqenëse në këtë mënyrë sillet në nivel të ri turizmi në këtë zonë ku ndodhen Prizreni, Shtërpca, përkatësisht Brezovica, dhe kjo do të krijojë të ardhura shtesë edhe për Kosovën në përgjithësi, edhe për këto komuna posaçërisht e natyrisht edhe për bizneset e qytetarët mbarë”, deklaroi Kurti.
Sipas tij, vlera totale e projektit është 4.1 milionë euro, ndërsa në të ardhmen parashihen edhe dy segmente të tjera shtesë.

Ndërkaq, ministri i Infrastrukturë dhe Transporit, Dimal Basha theksoi përkushtimin institucional për realizimin e projektit pa vonesa.
“Është një projekt 6.7 kilometra në vlerë prej 4.1 milionë euro. Ne jemi të prirur për të bërë lidhjen e banorëve të kësaj zone. Kjo anë ofron bukuri të rralla natyrore që do të ndikojnë në zhvillimin e turizmit. Si ministri do të jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me operatorët, në mënyrë që çdo pengesë të tejkalohet dhe projekti të realizohet sa më shpejt”, u shpreh Aliu.
Ai uroi qytetarët e Prizrenit dhe banorët e zonës për këtë investim, duke theksuar se si ministri do të vazhdojë të mbështesë projekte infrastrukturore që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Ndërkaq rruga Korishë – Kabash do të ndërtohet nga ERST BAU sh.p.k./tëvë1/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!
Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
