I
Arsimi dhe arsimimi në Kosovë kaloi nëpër sfida nga me të ndryshme, që nga themelimi i shkollës së parë shqipe e deri sot, duke u sfiduar në mënyra të nduardurshme!
Dikur herët pas luftës së dytë Botërore ishte shpikur e ashtuquajtura Shkolla e Natës, me të vetmin qëllim integrim të strukturave apo punëtorëve të cilët nuk kishin përgatitje adekuate, fatkeqësisht shumë prej syresh nuk dinin shkrim-lexim, e kuptueshme për kohën.
Në Retrospektivë ishte hap pozitiv, apo shanse për të gjithë ata që dëshironin të rrugëtonin në planin e përspektivës sepse paslufta moniste paraqiste simbolikisht një llojë socializmi të klasës punëtore, kinse e drejt për të gjithë. Në realitet, sikur në planperspektivë ishte përgatitja e kuadrove për të marr detyra për të qeverisur apo menagjuar sektor të shumtë në shoqëri, specifikisht me peshë politike, pas shkollimit ‘‘ Shkollën e Natës“.
Madje të tillët silleshin si vlerë e shtuar e sistemit kumunist, por paskrupulltshmërisht ata u barazuan dhe nënvlerësuan klasën intelektuale të shkolluar në Universite të fuqishme në vende me traditë shkollimi, si Austri, Itali etj. Truri intelektual i kohës asnjëherë nuk u pajtuan me politikat e sistemit komunist, pra të tillët dukeshin kockë që në asnjë mënyre nuk lakohej, si bindjet nacionaliste, frymimi demokratik dhe mbizotërimi i klimes mos nënshtruese kundrejt sistemit monist.
Qëllim i sistemit ishte zhbërje e trurit apo intelektit në kohë, apostrofim, ndjekje dhe dënim, siq është rasti famëkeqe i emëruar si Procesi i Prizrenit, viteve t’50 ta nga i cili dënohen dhe ekzekutohen intelektualë shqiptar të pakët në numër por të mëdhenjë dhe të fuqishëm në ide dhe bindje….!
Ky plan i dizajnuar dhe zbatuar dikur, sot mund ta lexohet bardhë e zi, sepse distanca kohore thuhet, dhembjen e balancon, por jo për mendje të freskëta apo të ndritura, që ngjarjet freskët i kthen apo i rikthen duke i memorizuar shëndetshëm dhe pa tendencë. Dikur ky vend kishte intelektual, kishte mendje të ndritura, guximshëm rrezistuan dhe ndërtuan histori, të tillët u asfiksuan nga sistemi komuniste andaj populli mbetë për shumë kohë në terr. Sistemi gërryente dhe bënte porëzim me thurje alo socio-komuniste, çdo shtytje ka autorefleksin edhe më shumë origjinonte brenda popullit idea-shkollim.
II
Kosova, viteve të ’70-ta filloi të krijojë identitet të shkollimit institucional, pra filloi të zhvillojë politika avancuese si specifkë arsimimi. Autorefleksi përgjegje më e mirë kundrjet sistemit monist, fluks i madh rinor, madje kishte edhe të rinjë që studimin dhe ngritjen në karrierë e rënditnin si shenjë revolte kundër sistemit të dhunës kronikisht të ushtruar kundrejt klasës intelektuale.
Shumë profesorë, tashmë Elitë që ligjeronin, e ndjenin ligjeratën, e ndjenin suksesin e studentëve për të mos thënë bashk-udhëtonin drejt suksesit me qëllim shpalosje të vlerave intelektuale dhe klimës apo shpirtit garues, duke krijuar bazë të shëndoshë dhe organzime të fuqishme paralele kundrejt institucioneve politike që shikonin si halë në sy çdo të sapo-shkolluar, të tillët mirrnin përgjegjësi të shëndosha.
Besojmë fuqishëm se kriteret e suksesit të viteve ‘70, ‘74, ‘90, ishin në nivelin e kërkuar të studimeve akademike, studimi kishte vlerë por edhe ligjëruesit ishin konstruktivë, diploma mbase nuk vlente sa sot, por ishte e rëndë sepse barte peshën e dyfishtë, intelektuale dhe kombëtare.
Klasë intelektale në frymën kombëtare, sërish në sprovë e formësuar viteve ‘70-‘90, u viktimizua nga sistemi që viktimizoi intelektualët e viteve ’35 -’45…! Histori që përsëritet, apo siq potencohej nga dijetarë „historia kthehet aty ku e ka vendin“. Kryesisht intelektualë të viteve ’70-‘90, ishin bartës të shumë procesve me potencë aktive, zbërthyese të gëzhojës së kuqe duke demaskuar planet dhe strategjitë famëkeqe të sistemit të dhunës dhe zhbërjes intelektuale-kombëtare. Ndërtimi intelektual në kohë shpalosë faqe të re heroizmi dhe përkushtimi në vite ’90-’99 në shtetëndërtim dhe pathyeshmëri kundrejt sistemit të dhunës për 50 dekada ushtruar në mënyra dhe forma më të sofistikuara.
Tentim ndrydhje të trurit intelektual nga sistemi monist, cdo herë do merrte përgjegje të kundërtën metastazimin 1 me 3, duke krijuar rrjet ndërvepruse, sintetizuese të përmasës gjithëpërfshirëse qoftë në aspirim dije apo edhe përgjegje kundrejt despotit, formulë që dha zgjidhje me ngadhnjim kundrejt hegjemonisë serbe.
III
Si eci procesi i shtjellimit të nyjes së quajtur arsim? Pas pavarsisë, a e gjeten formulën e duhur për vijëzimet shteg-rrëfyese konformë zotimeve apo edhe më thellësore pritjet e qytetarëve për të ndjerë vlerat e mirëfillta buruese nga programe zhvillimore mësim-nxënje. Gjeneratat në kontinuitet ushqejnë njëra-tjetrën, shpesh edhe ngulfasin duke mos bartur njohurit apo niglizhuar fenomenet resursoide ne jem ketu, ne dim dhe ne mundemi, koncept i zhdrejt egocentric, fatëkeqësisht brumos defetizëm dhe pabesushmëri edhe në raste kur mund të ketë cak. Sfidë mbi sfida arsimi, dikur, jo shumë larg, përkushtim për vizion dhe tërhjekjen e trajektores drejt suksesit apo sjellje Circulum Viciosis! Për vite të tëra tentim mbi tentim, ma shumë punë për vete se për procesin, mish-mash kompetencash duke zgjatur amullin dhe dremitjen në rrugëtim që nuk sintetizoj idet dhe paltëformen për të trokitur në lumin e suksesit imagjinativ. Pse nuk u morr modeli Amerikan por ai i Bolonjës, duke patur parasysh besushmërinë dhe assistencën Amerikane, rezultative në suskes, posaqërisht mbikqyrjen që do bëhej dhe përgjegjësinë që do kërkohej në implementim të programeve edukativo-arsimore.
Megjithatë jemi aty ku jemi, gjithnjë po i referohem viteve që u vendos për rrugëtim edukativo-arsimor, orientues dhe udhërrëfyes sistemi i Bolonjes, harmonizim dhe përshkrim platformash në vijën horizontale dhe fillim-zbatim në atë vërtikale. Mbase temë e diskutimit në shumë koka intelektuale, qarqeve okulariste ishte shpikja e idesë ngritje në cilësi, për shumë kend ishte qendisur acancim karriere pa shkëputje nga puna, e cka tjeter…?!
Nëse e kanë vlerësuar inicuesit dhe zbatuesit e këtij program-ideje se kush do jenë të arriturat dhe cilët janë ndryshimet në sistem mësimdhënie, tashmja dëshiruese dhe e ardhmja memorizuese.
Bazuar sipas sistemit Bolonjës për këtë nivel studimi Bacheler 2+1 ekuivalent me ciklin që apostrofohej, për të hapur rrugë për studime me vetiniciativë, arritje profesionale, pse jo edhe në karier.
Pyetje që parashtrohet në shumë debate qoftë interne apo edhe publike, pse është aplikuar sistemi i shkollimit 2+2, kur Sistemi i Bolonjës- Bachelor, është 3 (Bacheler) + 2 (Master) + 3 (PhD).
Pyetje që do gëzohej po të gjente përgjegje, pse pikërisht 2+2=4?!
A ishte qëllim plotësim oreksesh të vartesve dhe ligjeruesve apo më lehtë shumëzohet 2+2=4 Fakultet?
Pyetje retorike, a e meritojnë të gjithë ata që studiuan për 4 vite në Fakultete respektive, në kohëra shumë më të vështira dhe plotësisht çasje tjetër në studim dhe vlerësim të barasvlerësohen…andaj sa po respektohet investim profesional dhe praktik të studiuesve në
Fakultete respektive të Universitetit të Kosovës, Universiteve relevante rajonale dhe më gjërë.
Urojmë që vendime të këtilla të analizohen dhe të trajtohen nga institucione aktuale duke mos dëmtuar asnjë proces apo investim intelektual, të gjithë të ndjehen sipas arritjes profesionale-meritore.
Fenomenet janë shpesh të natyrës konverguese, me raste konformiste, po më së keqi nëse arrijnë të jenë transmisiuese që do kenë karakter ciklues, hipotetikisht mund të vizohet në nivelin tjetër, Master.
Çdo reflektim duhet të këtë bazë parimin e shëndoshë, investimin në shkencë, kohën, trajtimin dhe përgjegjësinë dy kahore, institucion dhe karakterin studiues. Plotësisht të bindur se gjërat do renditen n’kahjen e duhur, esencialisht do ridizajnohen, substancialisht do procesohen bazuar në peshën dhe nivelin investues studimor.
Dija arrihet me punë dhe përkushtim, por jo me shtytje fiktive…!
Naser M. Bresa
Prizren, Dhjetor 2018 Email: [email protected]