Ndërron jetë mësuesi Hylmi Sylejmani nga Dragashi

Ka ndërruar jetë mësuesi me përvojë shumëvjeçare nga fshati Blaç i Dragashit, Hylmi Sylejmani, një figurë e njohur në fushën e arsimit dhe edukimit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, i cili ka shprehur pikëllim të thellë për ndarjen e tij nga jeta.

Xheladini ka vlerësuar kontributin e të ndjerit në arsimimin e brezave të rinj, duke theksuar se ai do të mbetet i paharruar për përkushtimin dhe dashurinë ndaj dijes.

“Kontributi i tij i çmuar në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj do të mbetet gjithmonë i paharruar. Ai ishte shembull i përkushtimit, urtësisë dhe dashurisë për dijen”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Në emër të Komunës së Dragashit dhe në emrin e tij personal, kryetari Xheladini ka shprehur ngushëllime familjes Sylejmani, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe punuan me të.

“Zoti e shpërbleftë me Xhenet”, ka përfunduar ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Lidhja e Prizrenit dhe detyrimi ndaj brezave që vijnë

Nga Shaqir Totaj Sot, në këtë qytet që historia e zgjodhi për të folur në emër të kombit shqiptar, përkujtojmë 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të...

Lajmet e Fundit