6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

PDK përmbyllë zgjedhjet në 200 nëndegë

Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme ku po zgjedhën strukturat e reja partiake për jetësimin e platformës politike të kryetarit Kadri Veseli në Dekadën e Re.

Nga 1200 nëndegë sa ka PDK-ja, deri këtë të diel janë mbajtur zgjedhjet në 200 prej tyre, ndërkaq pjesëmarrja e qytetarëve në gjitha kuvendet shihet të jetë e madhe, ku më shumë se 10 mijë qytetarë kanë marrë pjesë deri tani në procesin zgjedhor

Gjatë dy ditëve të këtij vikendi janë mbajtur 50 kuvende zgjedhore në komuna të ndryshme, ku pjesëmarrja e qytetarëve të interesuar për tu bërë pjesë e PDK-së në Dekadën e Re është shumë e madhe.

Në nëndegën e lagjes Arbana në Prizren kanë marrë pjesë 256 delegatë të profileve të ndryshme.

Procesi zgjedhor po vazhdon në të njëjtën kohë në të gjitha degët e PDK-së nëpër Kosovë, ndërsa në vazhdimësi PDK-së po i bashkëngjiten profile të ndryshme të intelektualëve, profesorëve dhe shumë profile të reja.

Më Shumë

Liria mposhtet në derbi, humb terren në garën për Superligë

Liria është mposhtur nga Vëllaznimi në Gjakovë, duke humbur pikë të rëndësishme në garën për Superligë. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e...

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në një nga lagjet më të kërkuara të Prizrenit, ofrohet për shitje banesa moderne me sipërfaqe 136 m², e pozicionuar në katin e 5-të...

Lajmet e Fundit