8.4 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Në Suharekë një rrugë emërtohet me emrin e dëshmorit Asllan Gashi


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një vizitë pune në Komunën e Suharekës, ku bashkë me kryetarin e Komunës, Bali Muharremaj, ka marrë pjesë në zbulimin e emërtimit të rrugës me emrin e dëshmorit Asllan Gashi, i vrarë në vitet e ’80-ta në ish-armatën jugosllave, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Haradinaj, para të pranishmëve të shumtë, tha se Asllan Ukë Gashi sot po përjetësohet në një rrugë të vendit të vet, të Suharekës, po i shtohet plejadës së dëshmorëve, të cilët Suhareka i ka shumë.

“Rruga për liri dhe atdhedashuria në Suharekë është e veçantë, për shkak se flijimet po ashtu janë të veçantë dhe të hershme”, tha Haradinaj, duke përgëzuar komunën që po e përjetëson emrin e dëshmorit të atdheut Asllan Gashi, me emërtimin e kësaj rruge.

Po ashtu, kryeministri tha se kjo është një ngjarje e mirë edhe për familjarët, duke shprehur respektin për ta, për dhimbjen që e kanë mbajtur për tri dekada, duke shtuar se kjo është një dëshmi se sa e dhimbshme ka qenë rruga jonë për liri.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, tha se liria dhe pavarësia për qytetarët e Kosovës ka filluar shumë herët, jo në vitet e ’90-ta, e as me luftën e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por ka filluar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore

Më Shumë

Rahovec, mbahet takimi i këshillit organizativ për 17 Shkurtin

Nën udhëheqjen e nënkryetarit të Komunës së Rahovecit, Betim Zllanoga, u zhvillua takimi i këshillit organizativ për nder të 17 Shkurtit, përvjetorit të Pavarësisë...

Ortek bore në Brezovicë, lëndohet një skiator

Një skiator ka mbetur sot i lënduar si pasojë e një orteku bore në Brezovicë. Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv menaxheri i Qendrës së...

Lajmet e Fundit