Federata e Peshkatarëve Sportivë dhe Rekreativë të Kosovës (FPSRK) ka zhvilluar aksion në terren për mbrojtjen e shumimit të peshkut në zonat Nashec–Prizren, Krushë dhe deri në Lukinjë.
Sipas njoftimit, më 26 prill 2026 rreth orës 18:00, rojet e federatës kanë kryer kontrolle intensive, ku janë konfiskuar rrjeta të paligjshme peshkimi.

“Më datë 26.04.2026 rreth orës 18:00, roja dhe djemtë më të mirë po bëjnë çmos për mbrojtjen e shumimit të peshkut në regjionin Nashec–Prizren, Krushë dhe deri në Lukinjë, ku janë konfiskuar edhe rrjeta të paligjshme të peshkimit”, thuhet në njoftimin e FPSRK-së.
Ndërkohë, Federata bën të ditur se aksione të tilla po vazhdojnë në mënyrë të rregullt, me qëllim mbrojtjen e pasurisë ujore dhe parandalimin e peshkimit ilegal.

“Më datë 23.04.2026, në Nashec janë konfiskuar dy rrjeta të krahut dhe një terfuk (gjid) nga rojet e FPSRK-së. Menjëherë është iniciuar kallëzim penal”, thuhet në njoftim.
Nga FPSRK është shprehur gjithashtu mirënjohje për rojet në terren, duke vlerësuar përkushtimin e tyre në mbrojtjen e ekosistemit ujor dhe zbatimin e ligjit./PrizrenPress.com/
Marketing