7.7 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Afro 16 mijë lëndë të pakryera në Themeloren e Prizrenit

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha, ka vlerësuar si pozitiv efikasitetin e këtij institucioni në ndarjen e drejtësisë gjatë vitit 2018.

tij, kjo gjykatë dhe degët në Suharekë e Dragash kanë arritur përqindje të mirë në kryerjen e rasteve. Megjithëkëtë, të dhënat deri në fund të muajit nëntor tregojnë se në këtë gjykatë mbeten mbi 16 mijë lëndë të pakryera, shkruan sot Koha Ditore.

“Marrë në përgjithësi rezultatet e Gjykatës Themelore të Prizrenit janë pozitive. Gjykata në Prizren efikasitetin e ka 105 për qind, ajo e Suharekës 117 për qind dhe Dragashi 100 për qind. Pra sa lëndë janë marrë edhe janë përfunduar”, ka thënë Hoxha, të premten, gjatë një konference për shtyp.

Sipas tij, në fillim të këtij viti nga periudha e mëparme kjo gjykatë i ka trashëguar 17.597 lëndë, derisa lëndët e ardhura deri në muajin nëntor të këtij viti kanë qenë 24.938 sosh, me ç’rast në punë kanë qenë gjithsej 42.535 lëndë.

“Prej tyre janë kryer 26.379 lëndë dhe kanë mbetur 16.156 lëndë, që do të thotë se përqindja është 105 për qind”, ka deklaruar Hoxha.

Ai ka theksuar se situatë e ngjashme ka qenë edhe në degën e Suharekës, ku janë kryer më shumë lëndë se që janë pranuar me efikasitet prej 117 për qind derisa në Dragash janë kryer afërisht aq lëndë sa edhe kanë ardhur deri në nëntor të këtij viti.

Më Shumë

Kur të vish në Prizren

Enver Sulaj Kur të vish në Prizren Mos i harro gurët nën urë e mbi urë Janë psherëtima të harruara Valë lumi nën qiellin me re shumë. Kur të...

Ylli nuk ndalet, prezanton tjetër transfer me përvojë nga NBA

Tjetër transfer është prezantuar sot nga Golden Eagle Ylli. Brenda dy ditëve therandasit kanë nënshkruar me lojtarin e tretë të huaj. Bëhet fjalë për organizatorin...

Lajmet e Fundit