Vëllaznimi – Liria, sot derbi për Superligë

Pas një kohe të gjatë, sot të gjitha rrugët e qytetit çojnë drejt stadiumit “Shani Nushi” në qytetin e Gjakovës, ku Vëllaznimi rikthehet të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme në shtëpi.

Skuadra gjakovare do të përballet në derbin e madh të Dukagjinit kundër rivalit të vjetër, Liria, në një sfidë që ka peshë të madhe për garën drejt Superligës.

Interesimi i tifozëve është i jashtëzakonshëm dhe pritet që stadiumi të jetë i mbushur, ndërsa atmosfera në qytet tashmë ka marrë ngjyrat e festës sportive.

Ndeshja zhvillohet sot nga ora 15:00 në Gjakovë, ku pritet një spektakël i vërtetë futbolli dhe një atmosferë e zjarrtë në tribuna.

Më Shumë

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Lajmet e Fundit