10.5 C
Prizren
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026

Malishevë:Pastrohen rrugët në fshatrat përgjatë maleve të Berishës

Sot, pas reshjeve të dendura të borës, sidomos në viset malore, në orët e mbrëmjes janë pastruar të gjitha rrugët kryesore që lidhin këto fshatra me rrugët tjera. Pastrimin e borës nga rrugët, në këto vise, e ka inspektuar në vazhdimësi, edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili edhe është takuar me banorët e këtyre fshatrave.

“Brenda mundësive që kemi, jemi duke i shfrytëzuar të gjitha kapacitetet në mënyrë që rrugët të jenë të qarkullueshme, pavarësisht borës dhe ngricave që po mbretërojnë sot. Të gjitha rrugët janë të kalueshme, përfshi edhe rrugët në fshatrat Tërpezë, Berishës, Fshati i Ri, e deri në Kleçkë”, ka deklaruar nënkryetari Berisha.

Rrugët në territorin e Komunës së Malishevës, janë të kalueshme, edhe pse në disa vende mund të ketë ngrica për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të borës.

Më Shumë

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur të shtunën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, pas rinumërimit...

U përkujtua 36-vjetori i Masakrës së Malishevës

Sot, në 36-vjetorin e Masakrës së Malishevës, u përkujtua me nderim dhe respekt vrasja e dy qytetarëve të Komunës së Malishevës, Hysni Mazreku dhe...

Lajmet e Fundit