-4 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Komuna në gjumë, banorët e Dragashit mobilizohen për ta larguar borën(Foto)

Në fshatin Kosavë të Opojës në Dragash, fshatarët kanë marrë lopatat dhe kanë hapur rrugën e fshatit. Njësoj kanë vepruar edhe banorët e fshatit Zaplluxhë të kësaj treve të cilët në mënyrë të organizuar kanë pastruar rrugët.

Kjo ka ndodhur si pasojë e mospastrimit të rrugëve në mënyrë efektive nga kompania kompetente e angazhuar nga ana e autoriteteve komunale. Banorët kanë thënë se po ndihen të harruar nga autoritetet shtetërore.

Shembull i njëjtë po ndiqet edhe në disa fshatra të tjerë të zonës. 

Ndërsa në fshatin më të madh të Opojës/Dragashit, Bresanë, për shkak të defekteve në ujësjellësin e instaluar muaj më parë, këto ditë banorët janë ankuar se kanë mbetur totalisht pa ujë, pavarësisht se nëpër fshat kalon lumi me përplot ujë.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/komuna-ne-gjume-banoret-e-dragashit-mobilizohen-per-ta-larguar-borem-614509/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Vetëvendosje fiton në Prizren me 36,414 vota

Sipas rezultateve zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor në...

Nisma mori 834 vota në Prizren

Nisma Socialdemokrate në Prizren  ka marrë 834 vota apo 1.17 për qind në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën dje në Kosovë. Me këtë...

Lajmet e Fundit