Hoxhaj kërkon përkrahjen e Parlamentit sllovak

Hoxhaj-parlamentaret sllovakeMinistri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shtruar një drekë pune për nder të vizitës në Kosovë, të një delegacioni nga Parlamenti i Sllovakisë, i kryesuar nga Ivan Stefanec. Shkarko me rezolucion më të madhShkarko me rezolucion më të madh.

Gjatë bisedës me parlamentarët sllovakë, ministri Hoxhaj ka prezantuar progresin e jashtëzakonshëm që është arritur në Republikën e Kosovës, fuqizimin e gjithanshëm të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Hoxhaj ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përmbushjen e agjendës integruese evropiane.

Në këtë kontekst, ai theksoi prioritetet e Kosovës që lidhen me negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Gjatë bisedës me parlamentarët sllovakë, ministri i Jashtëm i Kosovës ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve me Sllovakinë, duke kërkuar përkrahjen e këtij shteti për proceset eurointegruese.

Duke iu referuar takimit të fundit në Nju Jork me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Miroslav Lajçak dhe përkrahjes së ofruar nga ai për proceset integruese, Hoxhaj tha se Kosova mund të përfitojë shumë nga përvoja sllovake në rrugën integruese në BE.

Kryesuesi i delegacionit nga Parlamenti i Sllovakisë, Ivan Stefanec, pasi vlerësoi të arriturat në Kosovë, shprehu mbështetjen e Parlamentit sllovak për proceset integruese evropiane.

Stefanec po ashtu shprehu gatishmërinë e Parlamentit të Sllovakisë për thellimin e bashkëpunimit me Parlamentin e Kosovës, si dhe forcimin e shkëmbimeve në shumë fusha të jetës ndërmjet dy shteteve./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Lajmet e Fundit