Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, vlerëson se shteti i Kosovës, gjendet në bllokadë.
Ai, numëron arsyet kryesore që kanë sjell vendin në këtë situatë të keqe.
Postimi i plotë në Facebook
Viti i 2019, për Kosovën viti i nisur më i keq që nga 1999.
1.Derisa shumica e shteteve , buxhetin e aprovojnë në nëntor,e dhjetor, Kosova ka filluar vitin 2019 e nuk e dinë akoma a do ketë buxhet për këtë vit.
- Derisa shtetet fqinje po forcojnë pozita e aleancat, ne jemi në pikën më të ulët të marrëdhênjeve me miqtë tanë strategjik si SHBA e BE, me një konjukturë politike të izoluar, ku as viza nuk i ipet.
- Derisa shtetet rajonale deri 2025 do bëhen shtete anëtare, Kosovës as liberalizimi i vizave nuk iu lejua.
- Derisa shpenzimet për diplomaci po rriten, njohje të reja ska , kanë filluar çnjohjet . Anetarësimet në organizata ndërkombetare janë bllokuar.
- Ka filluar dialogu me shtetin gjenocidal Serb , për territorin e Kosovës dhe autonomi të komunave Serbe.
- Konjuktura udhëheqese e shkapërdedhur, e përqarë, pa vendimarrje, sdihet kush është Kryeministri, kush ka timonin e shtetit, Thaqi, Haradinaj, Veseli, Limaj , të gjithë apo asnjëri. Kuvendi i bllokuar pa shumicë parlamentare qeverisëse e pa shumicë opozitare që krijon shumicë të re.
- Sistemi shëndetësor i kolabuar, ska operacione, e shërbime janë cunguar. Mijêra Kosovarë po lëngojnë në pritje për operacione , për shkak të grevave të arsyeshme përshkak Kirurgu vlerësohet me 580 Euro e shoferi i zëvendësave të zëvendësave të qeveritarëve me dyfishin e pagave të tyre.
- Shkollat në dry, fëmijët Kosovarë enden rrugëve, pa dije e të privuar nga drejta themelore e shkollimit, për shkak se Qeveria fyu mësuesin e arsimtarin me kuotën më të ulët nga shumica profesioneve derisa për veten ia rriti pagën deri në 3000€, edhe pa ligj edhe pa kuotë por me vendim arbitrar e në kundërshtim me ligjin.